Politike

Skualifikohet nga gara kandidati i vetëm i Nisma Thurje, Garo: KZAZ Dropull është nën presion nga Bashkia! Dekonspiruan listën e firmëtarëve që dorëzova

Aktualisht, tregon Garo, KZAZ-ja në Dropull përbëhet nga katër anëatrë që janë të maxhorancës dhe të gjithë të punësuar në shtet. Ndaj, të gjendur në presion, ata kanë dekonspiruar dhe listën e firmëtarëve që ka dorëzuar Garo.

29 Mars 2023, 08:37 Nga F.M
Skualifikohet nga gara kandidati i vetëm i Nisma Thurje, Garo: KZAZ Dropull
Kosta Garo

TIRANË- Kosta Garo, i vetmi kandidat që ‘Nisma Thurje’ e drejtuar nga Endrit Shabani regjistroi për zgjedhjet lokale të 14 majit është skualifikuar nga gara. Vetë Garo, në një prononcim për Dosja.al tregon se komisionerët e KZAZ-së numër 82, si shpjegim zyrtar për mosregjistrimin e tij, i kanë dhënë mungesën e dokumentacionit, por çështja nuk mbyllet me kaq.

Ai rrëfen për Dosja.al se të gjithë komisionerët janë nën presionin e kryebashkiakut aktual në Dropull, Dhimitraq Toli. Aktualisht, tregon Garo, KZAZ-ja në Dropull përbëhet nga katër anëatrë që janë të maxhorancës dhe të gjithë të punësuar në shtet. Ndaj, të gjendur në presion, ata kanë dekonspiruar dhe listën e firmëtarëve që ka dorëzuar Garo.

Prononcimi i Garos për Dosja.al:

KZAZ Dropull doli me vendim për mospranimin e kandidaturës. Për mungesë dokumentacioni është shpjegimi formal. Komisionerët e KZAZ nr.82 janë ndodhur nën një trysni të papërballueshme nga rrethi i kryetarit aktual të bashkisë. Aktualisht KZAZ Dropull përbëhet vetëm nga 4 anëtarë të mazhorancës (3 PS+1 PSD) të gjithë anëtarë partie dhe të punësuar në shtet. Kanë dekonspiruar edhe listën e firmëtarëve që unë paraqita pranë KZAZ pasi janë kontaktuar njerëz nga vetë kryetari ose titullarë të tjerë të Bashkisë

‘Nisma Thurje’ deklaroi se me nxjerrjen e një kandidati në Dropull do të testonte veten. Kryetari, Endrit Shabani tha se kishte zhvilluar sondazhe dhe kishte kuptuar që Tiranën dhe bashkitë e tjera ishin një betejë e humbur për të, ndaj dhe ishte tërhequr, duke kandiduar vetëm në Dropull. Por, edhe këtë mundësi, ia zeruan.

kosta garo zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll