Aktualitet

'O lali na vrave!'/ Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Visha, justifikimi: S'isha unë në timon

Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, duket edhe arsyetimi që është shkruar nga Visha, i cili pretendon se nuk ka qenë ai shofer i mjetit.

17 Mars 2023, 19:37 Nga k.m.

'O lali na vrave!'/ Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e
Aleks Visha dhe Kleviol Ahmeti

KUKËS- Shoqërohet në Policinë e Shtetit Aleks Visha, i cili u filmua pak ditë më parë duke ecur me 305 km/h në tunelin e Kalimashit. Ndaj sot, Policia e Shtetit ka vendosur që të sekuestrojë mjetin tip "Lamborghini", ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, duket edhe arsyetimi që është shkruar nga Visha, i cili pretendon se nuk ka qenë ai shofer i mjetit.

'O lali na vrave!'/ Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e
Gjoba

"Nuk kam qene unë drejtues mjeti në videon që është publikuar,"-shkruhet në fletën e gjobës.

E gjithë buja u shkaktua në rrjetet sociale pas një video të postuar në rrjetin social TikTok nga reperi Kleviol Ahmeti, i cili filmoi shokun e tij duke ecur me shpejtësi të frikshme. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore e Tiranës

Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin "Lamborghini". Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V.

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip "Lamborghini" me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.

Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj. Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.

kleviol ahmeti aleks visha

Sondazh

Poll