Aktualitet

Vlora Hyseni në krye të SHISH, Çollaku: Provokim ndaj institucioneve të Kosovës

Ai thotë ndër të tjera se të dyja vendet duhet të mbajnë marrëdhënie vëllazërore mes tyre dhe të ecin drejt një funksionimi të përbashkët.

17 Mars 2023, 17:16 Nga F.M
Vlora Hyseni në krye të SHISH, Çollaku: Provokim ndaj
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratik Kreshnik Çollaku e ka konsideruar një provokim të panevojshëm ndaj Kosovës sugjerimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH, një person i shkaktuar më herë nga detyra për shkak të nxjerrjes së informacioneve të klasifikuara. Në një postim në Facebook, Çollaku shkruan se fakti që institucionet e Kosovës në fushën e inteligjencën e kanë shkarkuar dhe Shqipëria i jep poste të rëndësishme, i duket e pazakontë. Ai thotë ndër të tjera se të dyja vendet duhet të mbajnë marrëdhënie vëllazërore mes tyre dhe të ecin drejt një funksionimi të përbashkët.

Postimi:

Provokim i panevojshem ndaj Kosoves. Nga mediat mesova se kryeministri Rama ka propozuar presidentit Begaj znj Vlora Hyseni si kandidate per kreun e SHISH.  Eshte hera e pare qe e degjoj emrin e znj Hyseni dhe nuk kam asnje njohje per cilesine dhe aftesine e saj ne krye te kesaj detyre.  Cfare me ben pershtypje eshte fakti se znj Hyseni ka mbajtur per nje periudhe kohe pozicionin e nen drejtores se AKI (sherbimit inteligjent Kosove) dhe eshte shkarkuar nga aty nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.  Nuk njoh asnje nga arsyet e ketij shkarkimi,por me duket e pazakonte qe nje zyrtar te shkarkuar nga insititucionet e Kosoves (ne fushen e inteligjences) te emrohet po ne kete fushe nga Shqiperia.  Marredheniet midis Shqiperise e Kosoves jane vellazerore e duhet te shkojne drejt funksionimit te perbashket.  Ky rast me duket nje provokim i panevojshem nga Shqiperia karshi institucioneve te Kosoves.  Eshte jashte cdo aryese qe kjo te ndodhe.  Midis institucioneve te dy vendeve tona duhet sa me shume bashkepunim e bashkerendim,ndersa gjeste te tilla stimulojne konflikt te panevojshem dhe te demshem.  Une nuk e kuptoj kete sjellje te kryeminsitrit por mbetem me shprese se Presidenti Begaj nuk do te lejoje krijimin e nje klime te panevojshme e te demshme provokimi,mosbesimi e mosbashkepunimi midis institucioneve te Republikes se Kosoves dhe te Republikes se Shqiperise.

Sot, kryeministri Edi Rama i ka propozuar kreut të shtetit emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Lajmi u bë i ditur nga vetë Rama, me një shënim në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa emri, të cilin Begaj e ka në tavolinë për kreun e SHISH është ai i Vlora Hysenit.

kreshnik collaku vlora hyseni tek shish

Sondazh

Poll