Aktualitet

KUJDES- PAMJE TË RËNDA! Gruaja hodhi qenin nga ballkoni, Policia e Shtetit: Po hetojmë rastin...

Uniformat blu bëjnë me dije se për zonjën janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

17 Mars 2023, 17:36 Nga k.m.
KUJDES- PAMJE TË RËNDA! Gruaja hodhi qenin nga ballkoni, Policia e
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar pas një video që qarkulloi ne media të një qytetareje që hodhi nga kati i gjashtë i pallatit qenin e saj. Uniformat blu bëjnë me dije se për zonjën janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Animal Rescue Albania (@arsalbania)

Reagim i DVP Tiranë:

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve filmike, menjëherë kanë filluar hetimet për rastin në fjalë, sipas të gjitha dispozitave të parashikuara në Kodin Penal, dhe në përfundim të veprimeve kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale "Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit".

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112.

policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll