Aktualitet

Panik në gjykatën e Larisas, i arrestuari var veten me litar në katin e tretë

Njëra prej grave që i shpëtoi jetën të riut tha se ishte shokuar nga gjithçka që kishte parë.

17 Mars 2023, 18:11 Nga F.M
Panik në gjykatën e Larisas, i arrestuari var veten me litar në
Gjykata në Larisa

GREQI- Një i burgosur grek ka tentuar të vrasë veten në sallën e gjyqit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Larisa. I riu që mediat greke e përshkruajnë rreth 25 vjeç është vetëvarur me litar nga kati i tretë i gjykatës.

Ai sapo ishte dërguar në sallën e gjyqit në kuadër të procesit që vijon që nga arrestimi i tij. Por, i riu është parë nga dy gra që janë përpjekur ta mbajnë nga këmbët deri në momentin e mbërritjes së efektivëve të policisë.

Njëra prej grave që i shpëtoi jetën të riut tha se ishte shokuar nga gjithçka që kishte parë.

“Po dilja nga zyra, dëgjova një grua që bërtiste duke parë të riun të varej në boshllëkun e shkallëve. Pashë të riun të varur me litar në qafë në shkallët e brendshme të ndërtesës midis katit të tretë dhe të dytë. Vrapova me një zonjë tjetër dhe ia mbajtëm këmbët sa më shumë që të mos binte e të varej. Më në fund erdhi policia dhe mori në dorë situatën. Jam ende në shok,”- tha ajo.

gjykata ne greqi i burgosuri ne greqi

Sondazh

Poll