Aktualitet

Tragjedi në Indi/ Punëtorët shtypen nga thasët me patate, të paktën 8 të vdekur

Si pasojë, thasët shtypën punëtorët fatkeq që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. 

17 Mars 2023, 17:28 Nga k.m.
Tragjedi në Indi/  Punëtorët shtypen nga thasët me patate,
Pamje nga videoja

INDI- Të paktën 8 persona humbën jetën në Indi kur tonelata patate, të cilat ishin vendosur gabimisht në një magazinë, u shembën, duke shembur dhe një pjesë të ndërtesës. Si pasojë, thasët shtypën punëtorët fatkeq që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. 

Videoja e BBC India tregon përpjekjet e furishme të shpëtimtarëve për të nxjerrë jashtë të mbijetuarit. Sipas të dhënave të deritanishme, 20 punëtorë kanë mbetur të lënduar nga shtypja, ndërsa 8 persona të tjerë kanë humbur jetën. Ekipet e shpëtimit kanë hequr thasët për të nxjerrë të plagosurit dhe të vdekurit nga rrënojat e strukturës prej qerpiçi.

indi

Sondazh

Poll