Dosja.al ZBULON emrin, Ina Nuku nën hetim/ Talli adoleshenten e humbur tek grupi i kolegëve: Shefi ç'vit prodhimi ka kjo?
Edhe pse me emër rezulton vetëm si Ina, në fakt bëhet fjalë për Ina Nukën, e cila në vitin 2018 është dekoruar me “Medaljen e Nderit” nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi sot hetimin për disa punonjës policie të komisariatit numër 1, që në grupin e tyre të punës talleshin me foton e një vajzë të mitur, e cila ishte larguar nga familja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka nisur menjëherë hetimi për Rustem Dervishin dhe Petrit Halan, ndërkohë që është zbuluar edhe emri i punonjëses tjetër të Policisë, e cila thoshte për adoleshenten: Shefi, çfarë vit prodhimi ka? (Pra, kur ka lindur).
Edhe pse me emër rezulton vetëm si Ina, në fakt bëhet fjalë për Ina Nukën, e cila në vitin 2018 është dekoruar me “Medaljen e Nderit” nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Dekorimi i saj u bë pasi në protestën e opozitës të 22 nëntorit të 2018 në zonën e Astirit, efektivja e forcave "Shqiponja", Ina Nuka, u plagos në dorë dhe fytyrë pasi një kapsollë. Nga shpërthimi i mjetit piroteknik ajo humbi një gisht, por nuk pësoi dëmtime të tjera për mjekim në Turqi, ndërsa më pas u kthye për t'u bërë sërish pjesë e Policisë së Shtetit.
Kur të gjithë mediat dhe opinioni publik dolën në mbrotje të saj pas komenteve që bëri kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, se asaj pas incidentit i ishte shkatërruar jeta, pasi askush nuk do të donte që të martohej me të, vetë Nuka komenton lidhur me pamjen e një vajze tjetër. Për më tepër një adoleshenteje duke shkelur etikën e Kodit të Punës.
Për "fajin", ajo dhe kolegët e saj do të duhet që të përballen me një hetim që mund t'u kushtojë edhe uniformën.
Sondazh
Aksident në Durrës/ Po lëvizte me biçikletë, 60-vjeçari përplaset nga makina, arrestohet shoferi
foto ilustruese DURRËS- Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Durrës. Policia njofton se ngjarja ka ndod...
Komentet seksiste për vajzat e mitura, AMP: Nis hetimi disiplinor për punonjësit e policisë
TIRANË- Drejtoria e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimin për disa punonjës policie të komisariatit numër 1. Mësohet se heti...
Vjedhje të njëpasnjëshme, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, procedohet penalisht një i mitur
Foto Ilustruese TIRANË- Tre vjedhje të njëpasnjëshme janë zbardhur në Tiranë. Mësohet se autori i këtyre ...
Masakra në Don Bosko/ Në vendin e krimit u arrestua një polic, ngjarja u fsheh
Vendi i ngjarjes TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e 12 marsit në zonën e Don Boskos ku mbeti e vdekur banak...
U kapën në portin holandez me hartë, të dhënat e kontejnerit dhe disa fjalë shqip, dënohen me 4 muaj dy shqiptarët
Porti HOLANDË- Dy shqiptarë u dënuan me katër muaj burg nga gjyqtari i i Middelburg në Holandë të mërkurën pas...
Gruaja u lirua 8 ditë pas arrestimit, bashkëshorti: Nuk ishim në dijeni të gjobës
Naim Bahcja TIRANË- Bashkëshorti i Diana Bahcja, nënës lehonë e cila u lirua 8 ditë pas arrestimit është shpre...
Suella Braverman e vendosur për dëbimin e emigrantëve, shkon në Ruanda për marrëveshjen
Suella Braverman ANGLI- Suella Braverman do të vizitojë Ruandën pasi marrëveshja prej 140 milionë paundësh e B...
Rrëmbimi i Jan Prengës, rifillon gjykimi në mungesë i të pandehurve
Jan Prenga TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme rifilloi sot pas një viti pezullim për shkak të mosmarrjes dijeni personalish...
EMRI/ U përfshi në trafikun e drogës për të shlyer borxhet, dënohet me 28 muaj burg 25-vjeçari shqiptar në Britani
Erion Hoxha TIRANË- Një 25-vjeçar shqiptar, i cili u përfshi në furnizimin me drogë për të shlyer një borxh ...
Lirimi i nënës lehonë, avokati: Shumë njerëz janë vetëofruar për të paguar gjobën, dashuria e nënës ndikoi në këtë vendim
Avokati TIRANË- Avokati i Diana Bahçjas ka falenderuar median dhe njerëzit që janë interesuar për rastin e nënës ...
