Politike

Hetim për pronat e ushtrisë! Deputeti i PS-së paraqitet në SPAK, Kollçaku: Sekret hetimor, nuk jap detaje. Pritet pyetja edhe e Olta Xhaçkës

Pas daljes nga ambientet Prokurorisë ai foli shkurtimisht për mediat ka tha se bëhet fjalë për një sekret hetimor dhe nuk do të merret vesh në kohën në duar, duke mos dhënë më shumë sqarime për mediat.

9 Mars 2023, 10:57 Nga A.B
Hetim për pronat e ushtrisë! Deputeti i PS-së paraqitet në
Artur Meçollari dhe Bardhyl Kollçaku

TIRANË- Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku është paraqitur sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar së bashku me Artur Meçollarin lidhur me kallëzimin e bërë nga ky i fundit në mars të 2021. 3 orë pasi doli nga ambientet e SPAK, Meçollari u tha mediave se u pyet për privatizimin e Sarandës, kallëzimin e tij.

“U pyeta në cilësinë e kallëzuesit për bazën detare të Sarandës ku privatit i është dhënë çdo centimetër pa lënë asgjë për ushtrinë,”- tha ai.

Ndërkohë që me diskret për atë që është diskutuar në SPAK është treguar Kollçaku, i cili u shpreh para mediave se: Është sekret hetimor, do të informoheni në momentin e duhur.

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila aktualisht mban detyrën edhe të ministres së Punëve për Europën dhe Punët e Jashtme, pritet gjithshtu që të merret në pyetje nga SPAK, lidhur me çështjen e “privatizimit të pronave të ushtrisë në Sarandë dhe Shëngjin”. Kjo pasi, denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit por që në të vërtetë duhet të jenë pjesë e ushtrisë. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna, të bëra dhe publike nga ana e Meçollarit, ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet.

bardhyl kollcaku bardhyl kollcaku ne spak dosja e bazes detare

Sondazh

Poll