Politike

KQZ shqyrton 2 kërkesat për regjistrimin e PD, përfaqësuesi i Berishës: Dosja jonë është e plotë, i kemi tagrat ligjore

Ledio Nurja deklaroi se e gjithë dosja është e plotë e se i kanë tagrat ligjore për të kërkuar regjistrimin në zgjedhje. 

9 Mars 2023, 10:23 Nga A.B
KQZ shqyrton 2 kërkesat për regjistrimin e PD, përfaqësuesi
Perfaqesuesit

TIRANË- Ditën e sotme, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve u diskutua çështja e rregjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e '14 Majit'. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i dha të drejtën e fjalës përfaqësuesit të Sali Berishës. Ledio Nurja deklaroi se e gjithë dosja është e plotë e se i kanë tagrat ligjore për të kërkuar regjistrimin në zgjedhje. 

'Të regjistrueshme janë vendimet e kuvendit kombëtar të PD të mbajtura më 17 korrik. Vendimet e Kuvendit janë një sërë vendimesh. Kundër këtij vendimi është bërë një ankim nga Alibeaj. Kundër këtij vendimi ka reaguar edhe kjo gjykatë. Vendimi i shkallës së parë i gëzon ende efektet. PD ka detyrimin publik të paraqesë kërkesën në KQZ sipas nenit 64, konstatojmë se gjendja aktuale e saj nuk pasqyron të jetë në rregjistrin e partive politike. Ne sjellim disa argumente, se duhet të regjistrohemi sot pasi Kuvendi i datës 11 dhjetor dhe statusi i PD sipas dispozitave të ligjit janë ende të regjistrueshëm. Ne kërkojmë regjistrimin e PD në zgjedhje, në përputhje me nenin 64 të Kodit Zgjedhor.'- tha Nurja. 

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Bashës kërkoi të kishte në dispozicion kopje të praktikës së Berishës. 

"Më vjen mirë që jemi hapur dhe në debatin gjyqësor. Kërkoj një kopje të praktikës së Berishës, ta shoh"- tha Sefa.

kqz 9 mars 2023 ledio nurja sali berisha

Sondazh

Poll