Rama "dhëmbë për dhëmbë" me Ahmetajn: Nëse unë do bëja gjykatësin, gjërat do ishin më keq (VD)
Çfarë nënkupton Rama kur thotë se gjërat do të ishin më keq?
TIRANE- "Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj rolin e gjykatësit", kjo ishte përgjigja që kryeministri Edi Rama dha sot për ish-ministrin Arben Ahmetaj.
Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Rama u pyet nga gazetarët për të dhënë një koment për deklaratën e ish-ministrit 2 javë më parë në Opinion, dhe përgjigja nuk mungoi.
Ahmetaj u pyet nga gazetari Blendi Fevziu pasi kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht se nëse Ahmetaj rezulton se është i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, duhet të mbajë përgjegjësi vetë." Sa i përket çështjes së Arben Ahmetajt, ai ka qenë bashkëpunëtori im, kam punuar me të për një periudhë kohe të gjatë dhe këto gjëra që dalin, në qofshin të vërteta, gjë që do ta thotë prokuroria, më vjen shumë keq, duhet ti dalë vetë"-tha Rama.
"Unë Ed Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë, por po i jap një sugjerim. Nuk do të doja të isha në pozicionin e kryeministrit, të bëhesha gjykatës."-tha Ahmetaj, duke kujtuar më pas edhe rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, ku sipas tij, kryeministri mori rolin e gjykatës.
Arben Ahmetaj: Mua më kujtohen shumë shpesh këto kolegë, me shumë dhimbje dhe shumë shpesh. Unë me Saimir Tahirin nuk kam shkuar fare, ti e di shumë mirë këtë gjë por të shoh një koleg në atë pozitë s'më ka pëlqyer. Nuk kam nevojë unë për ndihmë nga kryeministri. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit. Ai e ka zakon të drejtë që thotë përgjegjësia është personale, por unë ia jap si sugjerim, të mos bëjë rolin e gjykatësit.
Çfarë nënkupton Rama kur thotë se gjërat do të ishin më keq?/Dosja.al
Sondazh
I ka gati PS kandidatët për '14 Maj'? Rama: E dimë se cilat do jenë skuadrat!
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur ditën e sotme se PS do dalë e fituar në zgjedhjet e '14 Majit'. Pas përfu...
"Do bëjmë ligj të ri për profesionet e veçanta"/ Rama: Do kemi edhe debat publik me sipërmarrjen private
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në përfundim të mbledhjes me kryesinë e PS duke thënë se në fokus t...
Përfundon takimi me Kryesinë e PS, Rama i mbledh sërish për të zyrtarizuar kandidatët për '14 Maj'
Edi Rama TIRANË- Përfundon takimi i kryeministrit Edi Rama me kryesinë e PS-së. Takimi i cili zgjati gati 1 orë, kishte në fo...
Nga synimi për maksimalizimin e votës te kandidatët për 14 Majin, zbardhen detaje nga mbledhja e Kryesisë së PS
Partia Socialiste TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm kryesinë e Partisë Socialiste. Që prej orë...
Çfarë problemi ka Berisha me logon e partisë së Metës? Ivi Kaso: Secila parti bën llogaritë e veta
Ivi Kaso TIRANË- Sekretari i PD-së për çështjet zgjedhore Ivi Kaso mohoi në emisionin 'Now në Euronews Albania' se kry...
Kritikoi amnistinë fiskale, por Rama e futi në qeveri. Çfarë fshihet pas emërimit të Yzeirajt tek Ministria e Financave?
Endrit Yzeiraj TIRANË- Endrit Yzeiraj, ekspert ekonomie është emri më i ri që është futur në kabinetin e qeveris&eu...
8 Marsi rikthen Bashën...me fjalët e Ramës
Lulzim Basha TIRANË- Lulzim Basha poston rrallë, sidomos tani që vendi i tij në Kuvend si deputeti i Partisë Demokratike ka kaluar...
Berisha: Lulzim Bravën dhe AliBashën i ka kapur si skllevër Rama. Edhe Kapllanaj ka marrë tendera nga qeveria
Resmi Shano dhe Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë takimit me demokratët...
Akuzat e PD për vendimin e vulës, KLGJ: Thirrjet publike për vetëgjyqësi dhe gjuha e urrejtjes minojnë rëndë besimin te drejtësia. Mos përbaltini gjyqtarët, por ankimoni vendimet
KLGJ TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë thirrje që të ndalohet gjuha e urrejtjes dhe thirrjet për ...
Berisha: Krimi më i madh që ka bërë kjo qeveri, ka qenë bllokimi i rritjes së rrogave dhe pensioneve
Të dashur miq! Sot shqiptarët kanë shumë probleme, por Mallakastra, Ballshi dhe shqiptarët kudo që janë, problemin absolut ...
