Politike

Rama: Do të fitojmë bindshëm, por kemi kundërshtarë të padenjë! Vula, vula o zot...

Rama u pyet nga gazetarja Ambrozia Meta edhe në lidhje me vendimet e fundit të qeverisë për rritjen e pagave dhe tha se PS fiton edhe pa të tilla vendime.

8 Mars 2023, 11:24 Nga f.g
Rama: Do të fitojmë bindshëm, por kemi kundërshtarë
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste do të fitojë bindshëm në zgjedhjet lokale të 14 majit. Rama tha se PS do të fitojë por fitorja sipas tij nuk ka rëndësi për numrat por për atë që do t'ju ofrohet qytetarëve.

"Mendoj që do të fitojmë shumë bindshëm por për hir të së vërtetës dua të jem i drejtpërdrejt. Fitorja me kundërshtarë të tillë, në aspektin aritmetik është minimumi. Duhet të shkojmë përtej, se të hysh në fushë me kundërshtarë të padenjë për të qenë në fushë nuk është e vështirë të fitosh. Kjo do të thotë më shumë për njerëzit sepse këto lloj situatash të shkëputin nga njerëzit. Fitorja nuk është e lehtë por nuk është kaq e vështirë sa kur merresh me pagat, pensionet, investimet. Kjo është sfida ku duhet të përqëndrohemi."-tha Rama. 

Rama u pyet nga gazetarja Ambrozia Meta në lidhje me vendimet e fundit të qeverisë për rritjen e pagave dhe tha se PS fiton edhe pa të tilla vendime. "Për fat të mirë, nuk kemi nevojë të bëjmë gjëra të tilla për të fituar, ne fitojmë dhe pa i bërë këto."-tha Rama. 

Më tej, ai u pyet se a ka gisht që opozita është e dobët dhe del në zgjedhje pa vulë dhe pa logo. Me ironi, Rama tha "vula, vula o Zot".

Kryeministri mohoi që të ketë një tërheqje nga bonusi i pensionistëve ndërsa njoftoi se do të ketë masa edhe për të lidhurit me sistemin Informativ Shtetëror. "Pse duhet të tërhiqemi? Nuk e di nga e krijoni këtë histori, nuk e tha ashtu ministrja. Ua kam thënë që shqipja është gjuhë e bukur. E keni pyetur për shpërblime, ne kemi folur për diçka tjetër. Taksa e jashtëzakonshme do të mblidhet dhe shihet në prill. Në bazë të asaj që do të mblidhet do të shohim. Nuk kemi asgjë me persona të posaçëm, për spiunët do të marrim masat."-tha ai. /Dosja.al

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll