Politike

"Do bëjmë ligj të ri për profesionet e veçanta"/ Rama: Do kemi edhe debat publik me sipërmarrjen private

Rama u shpreh se do të bëjnë një ligj të ri që prek profesionet e veçanta si dhe shtoi se do të bëjnë debat publik me sipërmarrjet private. 

9 Mars 2023, 09:46 Nga A.B
"Do bëjmë ligj të ri për profesionet e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në përfundim të mbledhjes me kryesinë e PS duke thënë se në fokus të qeverisë mbetet rritja e pagave. Ai u shpreh se do të bëjnë një ligj të ri që prek profesionet e veçanta si dhe shtoi se do të bëjnë debat publik me sipërmarrjet private. 

'Eshtë dhe aspekti programatik i fushatës, specifikat e zonave të ndryshme si dhe përmbajtja në rrafshin kombëtar. Në një moment ku përtej vështirësive e kontektit të përgithshëm të ekonomisë, si rezultat i luftës e shtrëngimeve në mbarë Europën, jemi duke ecur mirë, kemi bërë rritjen e pagës për mjekët specialistë, të cilët do shpërblehene sipas pagave të larta të rajonit, jemi barazuar me Serbinë me pagë, jemi mbi Kosovën, në një mesatare të lartë. Po bëjmë një ligj të ri për një tërësi profesionesh dhe detyrash në shërbimin publik që kanë të bëjnë me aftësi të veçanta, duke nisur me ato dixhitale, kemi nevojë që të ofrojmë paga që të jenë konkuruese në treg. Procesi i integrimit kërkon adaptim, kemi nevojë për të rritur pagat që të jemi më të mirët në shërbim të shtetit, deri në agronom, do të sjellim lart sistemin e pagave. 

Heqim taksimin deri në pagën 50 mijë lekë të reja, për taksën e jashtëzakonshme do ua dedikojmë me prioritet pensionistëve. Të gjitha këto, me rritjen e ndjeshme të investimeve, na bëjnë ta shikojmë me optimizëm të nesërmen. Do të angazhohemi me një debat publik me sipërmarrjen publike mbi deklarimin e të ardhurave, është themelore për të pasur njerëzit e duhur. Përndryshe të gjithë do vuajnë me truket e pagave'- tha Rama.

edi rama kryesia e ps 9 mars 2023

Sondazh

Poll