Politike

"Do vlerësojmë në fund se kush ka tagrin e kërkesës"/ KQZ 'ngec' te PD: Berishës i mungon vërtetimi i gjykatës

Më pas, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi se nuk do vendoset në moment se kush është drejtues i PD-së.

9 Mars 2023, 10:17 Nga A.B
"Do vlerësojmë në fund se kush ka tagrin e
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Në nisje të mbledhjes së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, u diskutua regjistrimi i Partisë Demokratike në zgjedhjet e '14 Majit'. Komisionieri, tregoi se Sali Berishës i mungon vërtetimi nga gjykata e rrethit gjyqësor

"Berishës i mungon vërtetimi nga gjykata e rrethit gjyqësor"

Më pas, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi se nuk do vendoset në moment se kush është drejtues i PD-së.

"Jemi para shqyrtimit të rregjistrimit të PD, përpara ka 2 kërkesa, një nga Berisha i cili thotë jam kryetar dhe kërkon rregjistrim kemi dhe një tjetër nga Basha. Jeni ju përfaqësues, ku kerkon rregjistrimin. Jemi në procesin për të rregjistruar PD. Do të vlerësojmë se kush e ka dhe tagrin për të dërguar kërkesën, i Berishës si kryetar i PD nëse është kështu apo i Bashës si kryetar i PD nëse është kështu. Nuk po vendosim në këtë moment asgjë. 

Në këtë dëgjesë do t'i dëgjojmë. Unë po ju jap fjalën ju. Nuk e ndajmë dot në mënyrë paraprake, se do konsiderohet sikur po e paragjykojmë."- tha Celibashi.

kqz 9 mars 2023 ilirjan celibashi

Sondazh

Poll