Kamerat "spiune" në Lushnje, një prej autorëve dyshohet Saimir Taullau! Avokati: Klienti im s'ka asnjë lidhje! Jemi të hapur për çdo hetim
Detar Hysi pretendon se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me kamerat që janë hequr këtë të diel në Lushnje. Megjithatë, sipas Hysit, është i hapur për çdo hetim në lidhje me këto kamera.
LUSHNJE- Një prej 3 personave që sipas Policisë së Shtetit është autor i vendosjes së disa kamerave në qytetin e Lushnjës, mendohet se është Saimir Taullau. Në kuadër të operacionit "Fijet", Policia e Shtetit ka nisur hetim në gjendje të lirë për Taullaun, por një reagim ka ardhur nga avokati i tij mbrojtës.
Sipas ReportTv, Detar Hysi pretendon se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me kamerat që janë hequr këtë të diel në Lushnje. Megjithatë, sipas Hysit, është i hapur për çdo hetim në lidhje me këto kamera.
Sot, operacioni 'Fijet' për zbulimin dhe heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në qytete nga grupet kriminale ka çmontuar 20 kamera në Fier dhe Lushnje. Për vendosjen e këtyre kamerave, janë vënë nën hetim 5 persona, tre prej tyre në Lushnje dhe 2 në Fier.
Ky angazhim nga ana e forcave policore vjen pas zbulimit disa ditë më parë të kamerave të sigurisë të vendosura në disa zona të qytetit të Shkodrës, ku u çmontuan kamera spiune në lagje të instaluara nga ‘të fortët’. Më pas, aksioni u shtri në disa qytete të tjera të vendit, nga jugu në veri, por deri më tani autorët mbeten mister.
Gjithashtu, nuk dihet se ku janë serverat e këtyre kamerave të vendosura e se çfarë kanë filmuar këto pajisje sigurie./Dosja.al
Sondazh
Tensione në Detin e Kinës Jugore, Pekini kundërshtohet nga fqinjët
Deti i Kinës Jugore KINË- Pretendimet territoriale në rritje të Pekinit në Detin e Kinës Jugore janë pritur me kund...
“Minë me sahat”/ PD denoncon fabrikën e gazit në Porto Romano: Qeveria e mbërthyer në skandale ka rrezikuar jetën e banorëve
Ferdinand Xhaferraj DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj i është bashkuar shqetësimit të banorëve...
Makina del nga rruga në Gjirokastër, shoferi humb jetën në spital
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-&Cce...
I vranë të birin 23-vjeç në Fier, trondit e ëma: Ende s'ka drejtësi! Janë shtyrë qëllimisht 10 seanca
Florian dhe Dukate Selimi FIER- Pas kanë kaluar 3 vite e gjysmë nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Sulaj të...
Kapet me kokainë shqiptari në Greqi/ Policia kontrolle edhe në banesë, sekuestrohen drogë e euro
greqi GREQI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi. Mediat greke raportojnë se arrestimi i tij &...
Plagosi me thikë dy vëllezërit në Burrel dhe më pas ia mbathi, identifikohet autori (EMRI)
helikopteri niset drejt Traumës DIBËR- Gerlad Buci është autori i plagosjes së Ardit dhe Kristin Hysës në Burrel. 3...
EMRAT/ U plagosën me thikë në Burrel, këta janë dy vëllezërit që u dërguan me urgjencë te Trauma, policia: Po punohet për kapjen e autorit
Arrestime DIBËR- Ardit 22 vjeç dhe Kristin Hysa 19 vjeç janë dy vëllezërit që u plagosën me thikë nga disa...
Përplasi për vdekje të riun në Elbasan dhe u largua nga vendngjarja, Gjykata lë në burg 65-vjeçarin Aristir Dimo
Aksidenti ELBASAN- Aristir Dimo 65 vjeç, autori i aksidentit me vdekje në Elbasan ku humbi jetën 20- vjeçari i identifikuar me emri...
Goditen dy vëllezërit me thikë në Mat, nisen me urgjencë drejt Traumës
MAT- Dy vëllezër nga Mati janë goditur ditën e sotme me thikë në Mat. Mësohet se dy vëllezërit janë sul...
Protesta për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Reuters: Rrezikohet strehimi i rreth 200 lloje shpendësh, është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare
Flamingo TIRANË- Protesta e ambientalistëve dhe qytetarëve në Vlorë ditën e djeshme për të kundërshtuar p...
