Aktualitet

Një makinë e priti para lavazhit dhe qëlloi me breshëri/ Vrasja e Santjago Malkos, dalin PAMJET që u shfaqën sot në GJKKO

Në seancën gjyqësore, u panë disa pamje të reja filmike që tregonin lëvizjet e viktimës dhe të autorëve të dyshuar, dhe se si ndiqet Malko derisa ekzekutohet në rrugën “Xhanfize Keko”. 

27 Janar 2023, 17:43 Nga k.m.

Një makinë e priti para lavazhit dhe qëlloi me breshëri/
Ilir Selmanaj dhe Santiago Malko

TIRANË- Sot, në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në procesin ndaj Ilir Selmanajt dhe Elvis Gacaj u shfaqën pamjet filmike të momentit të vrasjes së Santiago Malkos. Në seancën gjyqësore, u panë disa pamje të reja filmike që tregonin lëvizjet e viktimës dhe të autorëve të dyshuar, dhe se si ndiqet Malko derisa ekzekutohet në rrugën “Xhanfize Keko”. 

Pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala që lidhet direkt me ngjarjen, është ajo e kamerës së sigurisë së një lavazhi në rrugën “Xhanfize Keko” ku makina e autorëve të dyshuar ndalon te dera e këtij biznesi. Automjeti qëndron në pritje pak sekonda dhe kur makina e drejtuar nga Malko është paralel me të, autorët e qëllojnë me breshëri kallashnikovi. Nga ajo që duket brenda dosjes, autorët kanë qëlluar nga brenda makinës dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Ndërsa makina e viktimës, ecën për disa metra dhe përplaset me disa kazanë plehrash.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 25 vite burg Bledi Tetën për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019. Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Por, në pranga është vënë vetëm Teta dhe Ilir Selmani.

santiago malko

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2023, 16:00 k.m.

Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori

Foto ilustruese GRAMSH- Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori Xhevit Sinani. Prangosja e tij ka ndodhur disa çaste pas vrasjes së...