Politike

Zelensky tregon çfarë foli Ramën: E urova për 30-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike, fokusi hapja e ambasadës

Po ashtu ai theksoi se gjatë bisedës Rama ka vënë në duke ngritjen e ambasadës shqiptare në Ukrainë. 

13 Janar 2023, 17:39 Nga I.A

Zelensky tregon çfarë foli Ramën: E urova për 30-vjetorin

TIRANË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka treguar se cila ka qenë fokusi i bisedës që ka pasur me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme. Presidenti Zelenskyy me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se kanë uruar njëri-tjetrin për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Po ashtu ai theksoi se gjatë bisedës Rama ka vënë në duke hapjen e ambasadës shqiptare në Ukrainë. 

Postimi i Plotë:

Pata një telefonatë me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Duke uruar për 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë për Ukrainën dhe mbështetjen për Formulën tonë të Paqes

edi rama volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll