Politike

Trazirat në Mal të Zi, Abazoviç: Unë nuk i shoh gabimet tek vetja. Open Ballkan? I nevojshëm

Kryeministri u pyet edhe për Ballkanin e Hapur dhe vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës ku tha se krijimi i vetë Open Balkan është bëre në mënyrë që të promovohet dialogu.

13 Janar 2023, 13:17 Nga k.m.
Trazirat në Mal të Zi, Abazoviç: Unë nuk i shoh gabimet
Dritan Abazoviç

TIRANË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u shpreh se nuk ka një model më të mirë se qeveria e tij e dhënë në Podgoricë. I pyetur në një prononcim nga gazetarët, Abazoviç shtoi se qeveria ra pasi nuk u bë palë me ata që mbronin krimin e korrupsioni duke shwnjestruar presidentin Milo Gjukanoviç. Kryeministri u pyet edhe për Ballkanin e Hapur dhe vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës ku tha se krijimi i vetë Open Balkan është bëre në mënyrë që të promovohet dialogu.

“E dini që keni ende dy grupe, njëra që është dhe njëra që nuk është në favor. Unë jam në favor. Janë dy vizione. Kjo është një pyetje lidhur dhe me BH, çfarë duam ne? Duam ne konflikte? Sigurisht që jo. Ajo nuk na ka çuar askund në vitin 2023. Duhet të fillojmë të bisedojmë. Ideja e Ballkanit të Hapur është sesi të ulemi në tryezë. Asgjë s’kam me Procesin e Berlinit, por le ta bëjmë bashkë pa francez e gjerman,”- tha Abazoviç.

Po ashtu, sipas kryeministrit malezez, vendi i tij ka qenë ndër të parët që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe është vendosur përkrah Ukrainës.

"Absolutisht nuk është e vërtetë, ne ato gjëra nuk mundemi ti ndalojmë. Fake News nuk e ndalim dot. Mali i Zi e ka 100 të plotësuar politikën e jashtme me politikën e BE-së. Çdo sanskion që është vendosur ndaj Rusisë në Bruksel i është vendosur dhe në Podgoricë. Mali i Zi është një prej 3 shteteve europiane që ka nënshkruar një deklaratë speciale me presidentin Zelenskyy,"-shtoi ai.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Abazoviç: Jam shumë krenar dhe jam i lumtur që përfundoi vepra. Kjo është një mënyrë sesi e mbroj higjenën time mentale. Politika ka kreativitet por jo intelekt. Kam qejf që të jap si apel tek qytetarët se duhet të lexojmë më shumë, atëherë dhe problemet do të duken më të vogla dhe do zgjidhen më lehtë.

Keni një mundësi për rikthim të mundshëm?

Abazoviç: Është një konfuzion politike, qeveria punon më mirë se pa qenë në mandatin e plotë. Ata njerëz që nuk e kanë gjetur veten aty, ndoshta janë gabim. Unë nuk i shoh gabimet tek vetja. Kemi ofruar modelin që mund të jetë produktiv me Malin e Zi. Jam shumë krenar për arritjet. Nëse iu them se rroga 550 euro ka shkuar në 750 euro, pra janë gjëra historike. U shkarkuam se donin të shkëputeshim nga skema e korrupsionit. Po akuzoj presidentin. Tani kemi zgjedhjet parlamentare, do e shohim si do shkojë. Ka njerëz që nuk janë në favor të Ballkanit të Hapur. Jam transparent. Duhet bashkëpunim, mobilitet, duhet çdo gjë e relaksuar. Kemi 72 iniciativa rajonale. Duam barrikada, konflikte, duam konflikt? Ok, kjo është një mënyrë.

Abazoviç këtë qëndrim e artikuloi gjatë një vizite në Tiranë, ku mori titullin “Docotor Honoris Causa”, me motivacionin për kontribut të shquar në promovimin e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Republikën e Malit të Zi, promovimin e multikulturalizmit dhe ndërtimin e instrumenteve të përbashkët për zhvillimin dhe ruajtjen e paqes e dialogut në rajon, në funksion të integrimit të tij në Bashkimin Europian. I pranishëm në ceremoni ishte dhe kryeministri Edi Rama. 

dritan abazovic

Sondazh

Poll