Aktualitet

FOTOT- I vendosën tritol në banesë, ky është shefi i Krimeve në Shkodër

Atij iu është vendosur një sasi lënde plasëse përballë banesës në lagjen Dobraç. 

13 Janar 2023, 08:17 Nga A.B
FOTOT- I vendosën tritol në banesë, ky është shefi i
Pellumb Shpati

SHKODËR- Personi në foto është Pëllumb Shpati, shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër. Atij iu është vendosur një sasi lënde plasëse përballë banesës në lagjen Dobraç. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50. Persona të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse, përpara banesës së Shpatit. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

FOTOT- I vendosën tritol në banesë, ky është shefi i

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

pellumb shpati tritol baneses se pellumb shpatit

Sondazh

Poll