Aktualitet

I vendosën tritol në banesë, identifikohet shefi i Krimeve në Shkodër

Shpërthimi la pas dëme të konsiderueshme.

13 Janar 2023, 08:14 Nga A.B
I vendosën tritol në banesë, identifikohet shefi i Krimeve
Foto ilustruese

SHKODËR- Pëllumb Shpati, është shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër, 'targeti' i autorëve. Këta të fundit, ende të paidentifikuar, vendosën rreth orës 03:50, përballë banesës së Shpatit një sasi tritoli.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen Dobraç. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime në banesë si dhe është dëmtuar automjeti i Shpatit. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

pellumb shpati tritol baneses se pellumb shpatit

Sondazh

Poll