Aktualitet

Autoritetet godasin 'shtëpitë e barit' të Spanjë, tre të arrestuar

Në total, autoritetet kanë konfiskuar 1,000 bimë marijaunë, 10 kg kanabis, si edhe 6,000 euro.

12 Janar 2023, 22:37 Nga F.M
Autoritetet godasin 'shtëpitë e barit' të Spanjë,
Spanjë

SPANJË- Tre persona, një prej të cilëve shqiptar, janë vënë në pranga pasi janë kapur me ‘shtëpia bari’ në Spanjë. Mësohet se policia ka goditur tre plantacione këtë mbrëmje në një zonë të njohur për stilin e jetës luksoze, Calpe në Spanjë.

Në total, autoritetet kanë konfiskuar 1,000 bimë marijaunë, 10 kg kanabis, si edhe 6,000 euro.

Mediat shkruajnë se prej muajit gusht e deri në dhjetor të vitit të kaluar, autoritetet kanë zhvilluar operacione në Calpe me qëllim uljen e nivelit të kërcënimeve si edhe goditjen e trafikut të drogës.

shqiptaret ne spanje

Sondazh

Poll