Aktualitet

Skamja ulet këmbëkryq në familjen Sejdo, Albana: Dy fëmijë më vdiqën, i treti lëngon në shtrat. Edhe shpërblimin e fundvitit e shpenzova për Ilaçe

Ajo thotë se të ardhurat e saj janë shumë të pakta dhe më së shumti shkojnë për ilaçe për të, bashkëshortin e djalin e saj.

12 Janar 2023, 22:42 Nga DOSJA
Skamja ulet këmbëkryq në familjen Sejdo, Albana: Dy
Albana Sejdo

DEVOLL- Albana është gruaja e cila ka përjetuar gjithçka nën lëkurën e saj, teksa ka parë dy fëmijët e saj t’i ndërrojnë jetë, ndërkohë që djali tjetër Ernesti lëngon në shtrat për shkak të probleme me zemrën dhe depresionit të thellë.

Në një prononcim për Euronews, Albana tregon kushtet e vështira në të cilat ndodhet, ndërkohë që bën apel për ndihmë. Ajo thotë se të ardhurat e saj janë shumë të pakta dhe më së shumti shkojnë për ilaçe për të, bashkëshortin e djalin e saj.

“Po bej 30 vite martesë, më kanë vdekur 2 fëmijë, kam një djalë me probleme të shëndetit, vetë vuaj nga mushkëritë dhe kjo është ambienti ku çfarë bie jashtë është në dhome. Kjo është nga e keqja, nuk jetohet, unë me tërë këto ilaçe. Me tërë këto ilaçe. Ja ku janë ilaçet për mushkërinë. Djali me probleme, burri me diabet, me sytë, me zemër. Unë për vete marr 13 mijë lekë, jo 130 mijë por 13 mijë lekë; të ha bukë, të marr ilaçe, të shtrohem nëpër spitale? Kjo është e ardhura ime. Nuk kam të ardhura ta operoj, nuk kam syze t’i ble se vuan e nga sytë,”- thotë Albana Sejdo.

E sikur të mos mjaftonte kjo, shtëpia e saj sot është pa energji elektrike, pasi drejtuesit e OSSHE kanë parë mundësinë e një zjarri të mundshëm, për shkak të lagështisë dhe ndaj ia kanë ndërprerë.

albana sejdo

Sondazh

Poll