Aktualitet

Shpërthim tritoli në banesën e Shefit të Krimeve në Policinë e Shkodrës

Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i Shpatit

13 Janar 2023, 08:07 Nga A.B
Shpërthim tritoli në banesën e Shefit të Krimeve në
Foto ilustruese

SHKODËR- Shpërthim me tritoli në lagjen Dobraç! Shënjestër e autorëve ka qënë banesa e shefit të krimeve të Shkodrës, Pëllumb Shpatit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 03:50, në lagjen Dobraç. Një sasi lënde plasëse është vendosur nga persona ende të paidentifikuar përpara banesës së Shpatit, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

tritol ne shkoder pellumb shpati tritol baneses se pellumb shpatit aksident ne shkoder

Sondazh

Poll