Aktualitet

Po punonte në varrezat 'Castelletto Ticino' në Itali, shqiptari bie nga lartësia, vdes në spital

Hetimet janë duke u zhvilluar. Kjo është vdekja e dytë në punë në Piemonte që nga fillimi i vitit.

13 Janar 2023, 07:39 Nga A.B
Po punonte në varrezat 'Castelletto Ticino' në Itali,
Foto ilustruese

ITALI- Aksident në punë në provincën e Novarës. Një 54-vjeçar shqiptar ka rënë nga një lartësi prej rreth pesë metrash teksa po punonte në varrezat e Castelletto Ticino, në zonën e Novarës së sipërme.

Punëtori 62-vjeçar nga Marano Ticino, i cili ra nga një lartësi prej pesë metrash, vdiq në spitalin Novara. Burri ndodhej në një shkallë, kur për arsye ende të paqarta ra në tokë. Viktima, e cila punon për një kompani të jashtme që menaxhon shërbimet e varrezave, u transferua në spitalin Maggiore në Novara me helikopter mirëpo nuk ia doli dot të mbijetonte.

Hetimet janë duke u zhvilluar. Kjo është vdekja e dytë në punë në Piemonte që nga fillimi i vitit 2023.

Burimi: Rainews.it  

vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll