Politike

A do të shkrihet Bordi i Transparencës? Balluku: Do ishte vendim i mirëpritur, por është vendim i “Financave”

Ministrja deklaroi se shteti do të monitorojë çmimet edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues. 

9 Janar 2023, 13:36 Nga A.B
A do të shkrihet Bordi i Transparencës? Balluku: Do ishte vendim i
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja Belinda Balluku u pyet ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me funksionin e Bordit të Transparencës. Ajo u shpreh se nuk e vendos ministria që ajo drejton se kur do të ndalojë së funksionuari bordi, por ky vendim i përket ministrisë së Financave. Më tej, ajo shtoi se shteti do të monitorojë çmimet edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues. 

'Bordi nuk ka synim të lehtësoj kostot, por transparencën. Bordi nuk vendos dhe as nuk e ul dhe as nuk e ngre çmimin. Por bën transparente metodologjinë. Se ka një bursë dhe përmes kësaj metodologjie vendoset çmimi tavan. Bursën nuk e lëviz as topi. Bordi mblidhet kur ka ndryshim çmimi. Nuk e vendosim dot ne se kur mblidhet bordi. Duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit. I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues.” përfundoi ministrja.

belinda balluku

Sondazh

Poll