Politike

Grabitja e 120 mijë eurove tek shtëpia e Alda Klosit, Sali Berisha: Kastriot Myftari i denoncoi 9 muaj më parë, ka lidhje me "bosët" e paprekshëm

Sali Berisha thotë se këshilltarja e kryeministrit Edi Rama është denoncuar edhe më herët, duke shtuar se Klosi mbrohet nga ‘skapi’ i partisë.

9 Janar 2023, 11:30 Nga k.m.
Grabitja e 120 mijë eurove tek shtëpia e Alda Klosit, Sali Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me grabitjen e bërë ndaj banesës së Alda Klosit. Ndërsa ka publikuar një video-mesazh të gazetarit të ndjerë Kastriot Myftari që denonconte kohë më parë Alda Klosin, Berisha thotë se këshilltarja e kryeministrit Edi Rama është denoncuar edhe më herët, duke shtuar se Klosi mbrohet nga ‘skapi’ i partisë.

Reagimi i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha:

Ja si e denoncoi 9 muaj më parë gazetari i ndjerë, Kastriot Myftari, ndrikullën e djegësave, këshilltaren e Edi Ramës, Alda Klosin, me gjysëm milion euro nën dyshek. Por ajo mbrohet nga “Skapi” i partisë, sepse lidhjet e saj shkojnë direkt tek bosët e paprekshëm të sipërmarrjes së djegësve Rama-Agaçi-Ahmetaj- Veliaj.! sb

Grabitja ndodhi dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

sali berisha alda klosi

Sondazh

Poll