Politike

Asfaltimi i rrugës “Xhon Belushi”/ Në 9 janar shpallet tenderi për rikonstruksionin, Veliaj nis punimet disa ditë para

Punimet kanë nisur 9 para mbylljes së afatit të dorëzimit të dokumentave dhe 22 ditë para shpalljes së fituesit të kontratës së tenderit të hapur për këtë qëllim

8 Janar 2023, 13:46 Nga A.B
Asfaltimi i rrugës “Xhon Belushi”/ Në 9 janar shpallet
Erion Veliaj

TIRANË- Rruga 'Xhon Belushi' në njësinë numër 4, në zonën mes Kinostudios dhe Freskut në kryeqytet është në punë e sipër duke u asfaltuar. Mirëpo, e gjitha bie ndesh me ligjin, pasi për këtë rrugë është hapur një tender më 19 dhjetor, i cili cilëson se dorëzimi i dokumentave përfundon në 9 janar.

Por mesa duket, punimet kanë nisur 9 para mbylljes së afatit të dorëzimit të dokumentave dhe 22 ditë para shpalljes së fituesit të kontratës së tenderit të hapur për këtë qëllim. Në dokumentin më poshtë, shihet se fondi limit është 41 milionë lekë të reja.  

Asfaltimi i rrugës “Xhon Belushi”/ Në 9 janar shpallet

Mbetet mister se përse Bashkia ka hapur këtë tender fiktiv.

Ndërkoh që mjetet e bashkisë po punojnë në rrugën Xhon Belushi, statusi i tenderit në faqen zyrtare APP rezultonte ende i pa pezulluar.

Asfaltimi i rrugës “Xhon Belushi”/ Në 9 janar shpallet

Këtë e ka denoncuar edhe kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Ai ka publikuar dokumentet që tregojnë se punimet kishin nisur pa prokurim publik dhe po kryhen nga mjetet e ndërmarrjes së bashkisë Tiranës. Ai shkruan në rrjetet sociale se "këto nuk janë rrugë, por thjesht afera korruptive".  

'Si qëndron e vërteta me asfaltin elektoral në Rr. "Xhon Belushi". Këto nuk janë rrugë. Janë thjesht afera korruptive. Asfalti elektoral është gënjeshtër e vjetër, mentalitet i vjetër. Punë muajsh do i dali boja. Edhe për këtë aferë, Veliajn do e çoj përpara drejtësisë!'- shkruan Këlliçi.

erion veliaj

Sondazh

Poll