“Projekte të mëdha”/ Balluku: Gazifikojmë Korçën dhe Fierin, 8 mln euro subvencione për panele diellore, nisim projektin e “By Pass-it” të Elbasanit
Balluku prezantoi ditën e sotme për mediat, projektet e vitit 2023.
TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi ditën e sotme për mediat, projektet e vitit 2023. Ajo u shpreh se në Korçë do të nis projekti i gazifikimit të Shqipërisë, e më pas do të vijojë gazifikimi i Fierit, duke theksuar se këto dy qytete janë të parat për këtë projekt për shkak të afërsisë me sistemin e gazsjellësit TAP.
“Do kemi gazifikimin e Shqipërisë. Kemi hedhur hapa të rëndësishëm. Kemi arritur në një moment ku 2023 do realizohen disa projekte të rëndësishme. Do e nisim me Korçën, Fieri do jetë i dyti. Korça është me temperatura më të ulëta ndaj e nisëm me Korçën. Paguajnë më mirë nga të gjithë faturat. Për t’i dhënë eficencë këtij projekti. Fieri është i dyti qytet. Do të jetë vit i rëndësishëm. Pavarësia energjitike është shumë e rëndësishme. Shqipëria ka një detyrim ndaj qytetarëve, që të ofrojë mburojë energjitike dhe siguri. Do synojmë të bëhemi lider energjitik i rajonit.
Zv.kryeministrja u shpreh se synojnë që numri i familjeve shqiptare që përdor panele diellore të shkojë në 20 mijë.
Një fond i vënë në dispozicion për 2500 familjet e para, kemi operative 1040 njësi. 20% e konsumit të një familje është ngrohja e ujit, fatura e këtyre familjeve do jetë 20% më e ulët. 20 mijë në total planifikojmë të arrijë numri i këtyre familjeve, duke e çuar subvencionin e qeverisë në 8 mln euro”.
Balluku u shpreh se për vitin 2023 do të ndërtohet projekti për “By Pass-in” e Elbasanit. Ajo u shpreh se pas projektimit do shihet mundësia për të aplikuar për financim në Bashkimin Europain, si pjesë e Korridorit të 8-të.
“Do kemi një projekt për “By Pass-in” e Elbasanit. Do të aplikojmë në fondet e BE. Është pjesë e Korridorit 8. Pas Fushë Krujës kemi edhe një ngërç në Elbasan. Nuk mundemi të kemi akse kombëtare me hyrje në qytet. Do kemi projektin e plotë për By Passin e Elbasanit për të aplikuar më pas në fondet e BE. Do çelim garën për Milot-Balldre. Një projekt tjetër për Berat-Ballaban."
Ajo tha sërish se qeveria mbrojti mbi 1 milion abonentë familjarë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.
“Ne ia kemi dalë që të qëndronim në parashikimet që kemi pasur në skenarët për mbështetje buxhetore nga buxheti i shtetit. Pavarësisht se jemi përballur me çmime importi historikisht më të lartat ndonjëherë, 31 gushti, unë i referohem kësaj date pasi është një nga momentet më kulmante të tregut të energjisë elektrike, i cili arriti deri në 1044 euro për megavat orë. Megjithatë, me të gjithë punën e mirë që u bë për menaxhimin e Kaskadës së Drinit, pavarësisht kushteve të thatësirës, duke optimizuar atë rezervë energjetike, duke bashkëpunuar me fqinjët tanë për depozitim të energjisë në momentet që kemi pasur dhe duke optimizuar edhe blerjen e importit, ia kemi dalë që mbi të gjitha, të mbrojmë 1 milion e 90 mijë abonentë familjarë, kemi mbrojtur 172 mijë biznese të vogla dhe 7500 biznese të lidhura në tensionin e mesëm”, theksoi ajo.
Sondazh
Berisha pa komisionerë, KQZ i jep të drejtën Alibeajt të zgjedhë dy emra, “shpëtojnë” Kapllanaj dhe Murataj, Celibashi: Janë rehabilituar
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbetur pa komisionerë në zgjedhjet lokale të 14 majit, pasi Komisioni Qendror i...
Grabitja e 120 mijë eurove tek shtëpia e Alda Klosit, Sali Berisha: Kastriot Myftari i denoncoi 9 muaj më parë, ka lidhje me "bosët" e paprekshëm
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me grabitje...
Rama ndjek kuqezinjtë, pas çantës reklamon orën: Është luksoze, me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Ora e postuar nga Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se është vënë në ‘ndjekje’ të produkteve kuqezi s...
Partitë shqiptare të RMV bashkohen në Tiranë/ Menduh Thaçi pranon ftesën e Ramës, konfirmon pjesëmarrjen
Menduh Thaçi MAQEDONI E VERIUT- Menduh Thaçi ka pranuar ftesën e Kryeministrit Edi Rama dhe do të vijë në Tiranë. Ai...
PD: Xhaçka si Bukra e Portokallisë, Kim deri dje kanakare e darkave të qeverisë
Floriana Garo TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka reaguar lidhur me deklaratat e një dite më par&e...
Punimet në rrugën “Xhon Belushi”, Vokshi: PD do të çojë në SPAK kryebashkiakun Veliaj
Albana Vokshi TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se do të depozitojë një kallëzim penal për kryebashkiakun Veliaj në...
Asfaltimi i rrugës “Xhon Belushi”/ Në 9 janar shpallet tenderi për rikonstruksionin, Veliaj nis punimet disa ditë para
Erion Veliaj TIRANË- Rruga 'Xhon Belushi' në njësinë numër 4, në zonën mes Kinostudios dhe Freskut në kryeqyte...
Vjedhja në banesën e zyrtares/ Berisha: Shuma përrallore tek këshilltarja e Kryeministrisë, policia mbajti të fshehtë emrin
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vjedhjen spektakolare të pastrueses dhe të birit, n...
Blerja e dronëve Bajraktar, Peleshi: Shqipëria është e pakërcënueshme
Niko Peleshi TIRANË- Gjatë një konferencë për mediat, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është pyetur lidhur me nevoj&eum...
Peleshi: Nis puna për ndërtimin e Kampusit për Forcat e Armatosura, sipërfaqja do jetë pranë Bunk’Art 1
Niko Peleshi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur se këtë vit do të nisë ndërtimi i kampusit p&...
