Politike

Rama ndjek kuqezinjtë, pas çantës reklamon orën: Është luksoze, me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Kreu i qeverisë shkruan se bëhet fjalë për një orë luksoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

8 Janar 2023, 23:45 Nga F.M
Rama ndjek kuqezinjtë, pas çantës reklamon orën:
Ora e postuar nga Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se është vënë në ‘ndjekje’ të produkteve kuqezi së fundmi. Pas çantës me simbolet shqiptare të prodhuar nga Louis Vuitton, Rama sot ka reklamuar një orë të punuar nga marka luksoze, Franck Muller. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se bëhet fjalë për një orë luksoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Një nga orëbërësit më të famshëm në botë, Franck Muller, ka nxjerrë modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeun. “Vanguard Racing Skenderbeu” Edicion i Limituar, prej 25 orësh çelik dhe 50 titan i zi quhet modeli me fushë të kuqe të ndezur me të famshmin Gjergj Kastrioti në qendër të saj, i njohur si Skënderbeu, një zot shqiptar i shekullit XV, konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane”, shkruan kompania e orëve në Gjenevë të Zvicrës,”- shkruan Rama në postim.

Ora ka disa javë që ka dalë në treg dhe është reklamuar në faqet zyrtare në markës zvicerane. Nuk dihet ende se cili është çmimi i kësaj ore, por duke pasur parasysh se modelet e thjeshta variojnë nga 5 mijë deri në 7500 euro, një model i tillë me Skënderbeun në sfond, pritet t'i kalojë 10 mijë euro.

edi rama franck muller

Sondazh

Poll