Aktualitet

Vrasja HORROR e Kurt-Dedës/ Lihen në burg Karaj dhe bashkëpunëtori, 56-vjeçarja mohon krimin

Krimi horror u zbardh pesë vite më vonë.

17 Dhjetor 2022, 11:00 Nga A.B
Vrasja HORROR e Kurt-Dedës/ Lihen në burg Karaj dhe
Marjeta Karaj dhe viktima (Menduh Shaban Kurt-Deda)

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masë 'arrest me burg', Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngotën, të akuzuar për dhunimin dhe djegien me benzinë të 61-vjeçarit Menduh Shaban Kurt-Deda, krim horror i ndodhur në vitin 2017.

Karaj nuk e ka pranuar krimin e kryer para gjykatës, ndërsa në kërkim është shpallur i biri i saj, Besmir Karaj si bashkëpunëtor në krim. Marjeta Karaj punonte ne një shoqatë se bashku me viktimën, me të cilin kishte dhe një lidhje intime. Dyshja kishin hapur një shoqatë bamirësie dhe Karaj i kishte dhënë 1 milionë lekë të reja borxh viktimës, por ai nuk ia ka kthyer. Madje përj kohësh, fshihej prej saj dhe të birit.

Kështu, ata vendosën ta merrnin peng, ta dhunonin e ta vrisnin. Ngota dhe Besmir Karaj, e transportuan Menduh Kurt–Dedën, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Por, krimi horror u zbardh pesë vite më vonë.

HISTORIA:

Vrasja makabër e 5 viteve më parë u zbardh 4 ditë më parë. Menduh Kurt-Deda sipas policisë së Shtetit u vra nga Besmir Karaj dhe shoku i tij, nën orientimin dhe udhëzimin e nënës së tij, Marjeta Karajt. Marjeta dhe Menduhu dyshohet se kishin patur një lidhje intime, përgjatë të cilës, ajo i kishte dhënë 1 milionë lekë të reja për hapjen e një shoqate, para që burri nuk ia kishte kthyer. Moskthimi i borxhit përfundoi me një krim makabër ku Kurt-Deda u lidh dhe u dogj përsëgjalli./Dosja.al

marjeta karaj gazmir ngota menduh shaban kurt-deda

Sondazh

Poll