Politike

'Krim i përmasave të mëdha'/ Pastrimi i parave, Jaço: Ka ndikim negativ tek investitorët e huaj

Një çështje që u theksua shumë nga Jaço ishte rritja e çmimit të apartamenteve. Ai u shpreh se çmimet janë rritur me përmasa shumë më të larta se indeksi i parave, gjë që është shumë e pakuptueshme për vendin tonë.

13 Dhjetor 2022, 11:00 Nga A.B
'Krim i përmasave të mëdha'/ Pastrimi i parave,
Enio Jaco

TIRANË- Pastrimi i parave duhet të konsiderohet krim i përmasave të mëdha, e jo i butë. Kështu deklaroi ditën e sotme kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, në konferencën e zhvilluar me investitorët e huaj. Ai u shpreh se pastrimi i parave ka një ndikim negativ tek investitorët e huaj.  

Një çështje që u theksua shumë nga Jaço ishte rritja e çmimit të apartamenteve. Ai u shpreh se çmimet janë rritur me përmasa shumë më të larta se indeksi i parave, gjë që është shumë e pakuptueshme për vendin tonë. Jaço bëri thirrje që të vihet theksi më shumë tek kjo çështje dhe të merren masa. 

'Është terren i mirë për grupet kriminale, që operojnë përmes pastrimit të parave, çdo që ka lidhje me korrupsionin, është një terren për grupet kriminale që duan të kryejnë pastrimin e parave. Kjo është një krim si çdo krim tjetër, është një tendencë për ta parë si një krim të butë. Eshtë krim i përmasave të mëdha, prek punonjësit e bizneseve, i dëmton, disa i nxjerr jashtë loje, ndikon tek konsumatorët. Është negativ për investitorët e huaj. Nëse është një treg i njohur për pastrimin e parave, ështe e kuptueshme se nuk është i përshtatshëm. 

Kemi tkurrjen e investimeve të huaja dhe infiltrimin ose stimulimin që kanë të bëjnë me pastrimin e parave. Kjo krijon imazhin e një tregu të pasigurtë. Unë do doja që të vendosja vëmendje për këtë çështje, ta shikoni dhe nga aspekti i konsumatorit. Është e prekshme ajo që ndodh me cmimet në Shqipëri, çmimet e apartamenteve janë rritur me përmasa shumë të larta se indeksi i pagave, në mënyrë të pakuptueshme. Nuk besoj se duhet një gjeni për ta kuptuar se pas kësaj lëvizje është pastrimi i parave. Kjo con në uljen e mirëqënies suaj, është një lëvizje që dua të bëhet publike.'- u shpreh Jaço. 

enio jaco

Sondazh

Poll