Politike

Vasili: Kryeepidemiologu Rama tha që ishte grip i lehtë, mjekët dezinfektoheshin me raki

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Vasili u shpreh se qasja e qeverisjes mbi poandeminë ka qenë propagandistike duke theksuar se nuk ka pasur asnjë strategji për pandeminë e COVID-19.

12 Dhjetor 2022, 21:06 Nga I.A
Vasili: Kryeepidemiologu Rama tha që ishte grip i lehtë, mjekët
Petrit Vasili

TIRANË- Depueti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka komentuar deklaratat e para të kryeministrit Edi Rama në fillim të Covid. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Vasili u shpreh se qasja e qeverisjes mbi poandeminë ka qenë propagandistike duke theksuar se nuk ka pasur asnjë strategji për pandeminë e COVID-19.

"Ne sot po miratojmë një amendim të radhës dhe nuk i shmangemi dot analizës, kemi marrë premtimin që shqiptarët do vaksinohen deri në pranverën e kaluar, e gjithë qasja ka qenë propagandistke. Çdo strategji e zgjuar që do na çonte në vaksinim të plotë iku dhe vendi lider për vaksinimin ka vaksinimin më të ulët. A do përgjigje kjo, patjetër që po. Shyqyr që ishim ne, se do kishte qenë një pandemi e tmerrshme. Një koleg tha shyqyr që erdhëm dhe vumë skaner në Elbasan, po skaneri ka qenë që në 2012. Sigurisht që do bëni dhe ju punë, se nuk keni ardhur për t’i rënë gërnetës. Cila ishte strategjia për virusin, nuk pati fare strategji për virusin. Keni përbuzur dhjetëra vite eksperienca të ekspertëve, shqiptarët nuk kanë harruar. Dokumentat mbeten. Pandeminë e parapriu krye epidemiologu Edi Rama, në fillim ishte një grip i lehtë dhe më pas ishte një armik i tmerrshëm që do na hante mëlçitë. Pastaj u gjet strategjia e dhunës nga krye epidemiologu Edi Rama, ne vetëm i thamë ul budallallëqet dhe ulu me profesionistët. OBSH kërkonte testime, ndërsa ky tha mos të bëjmë testime sepse dikush ne Zvicër kishte thënë kështu. Ne i thamë të përdorim maskat dhe ai tha se nuk hyjnë fare në punë. Në kumin e pandemisë kanë ndodhur këto, janë me zë dhe figurë. Kur kërkuam derajonalizimin e situatës thanë që do e mbajmë grusht te spitali infektiv dhe kur u kujtuan kishte shkuar shumë larg. Nuk jemi armiq ne që flasim në opozitë, janë zëra për tu dëgjuar, ishte e keqe e përbashkët. Cilat ishin shifrat, janë bërë publike nga ata që e analizuan situatën në mënyrë objektive. Mbi 200 milionë euro shkuan për të shpëtuar situatën.Kjo është fatura e shqiptarëve. Ky ishte një mësim i hidhur, lipset përulësi dhe mësim nga faktet për të mësuar," tha Vasili.

petrit vasili

Sondazh

Poll