Aktualitet

Reshjet në vend, Vasili: Përmbyten fshatrat e Krujës sepse hapen portat e Bovillës

Vasili bën përgjegjës kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai thotë se në këtë situatë, shkarkimet duhet të jenë të kontrolluara.

11 Dhjetor 2022, 13:01 Nga A.B
Reshjet në vend, Vasili: Përmbyten fshatrat e Krujës sepse hapen
Petrit Vasili

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për situatën e krijuar në vend për shkak të reshjeve të shiut. Ai ka bërë të ditur se aktualisht janë përmbytur fshatrat e Krujës për shkak se janë hapur portat e Bovillës. Vasili bën përgjegjës kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai thotë se në këtë situatë, shkarkimet duhet të jenë të kontrolluara.

POSTIMI I PLOTË I VASILIT:

Përmbyten fshatrat e Krujës se hap portat e Bovilles Veliaj ne Tirane! Shkarkimet e Bovilles se Erion Veliajt permbytin fshatrat e Krujes, kjo eshte “ndihma”, qe Bashkia e Tiranes po jep per permbytjet. Prefektura e Durresit thote se Lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë si pasojë e prurjeve nga rreshjet ka dalë nga shtrati, pasi ka shkarkime nga Liqeni Bovillës. Prefektura e Durresit e gjendur para ketij problemi kaq kritik kerkon qe se paku shkarkimet e Bovilles te jene te kontrolluara. Ky Veliaj qe premtonte dikur se do ti lajmeronte qytetaret qe perpara per motin e keq tani nuk i njofton as kur hapin portat e Bovilles qe permbytin shtepi dhe qindra ha toke.

Hajde besoji këta po të duash!! Me poshte keni edhe informacionin e Sektorit te Planifikimit, Përballimit të Emergjencave civile dhe Krizave te Prefektures Durres per situaten me te fundit te rreshjeve:

“PREFEKTI I QARKUT DURRËS

Sektori i Planifikimit, Përballimit të Emergjencave civile dhe Krizave. Nga komunikimi me strukturat përgjegjëse vendore, si dhe ato të gadishmërisë së përhershme, kanë vijuar rreshjet me intensitet deri mesatar;

Lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, Njësia Administrative Gjepalaj, Bashkia Shijak ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve me intensitet gjatë natës. Nuk ka rrezik për banesa;

Lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë si pasojë e prurjeve nga rreshjet ka dalë nga shtrati, pasi ka shkarkime nga Liqeni Bovillës;

Nuk ka problem me argjinaturat e ujëmbledhësve dhe rezervuarë; Niveli në Hidrovorin e Porto Romanos është -80cm kurse në Hidrovin e Hamallajt -1m; Ka prani uji por të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme normalisht;

Të gjitha strukturat gjatë gjithë natës kanë qenë në terren (pas edhe kërkesës së ditës së djeshme nga Prefekti) me të gjitha kapacitetet e tyre. Prefekti kërkon nga ana e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për një komunikim me administratorët e Liqenit të Bovillës për të pasur shkarkime të kontrolluar.

Institucioni i Prefektit është në monitorim çdo moment të situatës, bashkëpunim me të gjitha strukturat përgjegjëse vendore dhe të gadishmërisë së përhershme. Mbetemi në kontakt”.

Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike./Dosja.al 

petrit vasili permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll