Aktualitet

Pas Vlorës edhe Saranda pezullon lundrimet nga moti i keq, situata pritet të përkeqësohet

Reshjet e shiut prej 24 orësh kanë pushtuar qarkun e Sarandës, ndërsa sipas meterologëve situata pritet të përkeqësohet në vazhdim.

11 Dhjetor 2022, 12:04 Nga a.l
Pas Vlorës edhe Saranda pezullon lundrimet nga moti i keq, situata pritet
Pezullohet lundrimi në Sarandë

SARANDË- Lundrimi detar është pezulluar edhe në bregdetin e Sarandës. Mësohet se mjetet e lundrimit janë ndaluar të zbarkojnë në det pasi rrezikohen për shkak të motit të keq që ka përfshirë këtë qark dhe jo vetëm. Varkat e peshkimit në linjën Sarandë -Korfuz janë ndaluar gjithashtu të lundrojnë për shkak të mbizotërimit të erërave të forta. Reshjet e shiut prej 24 orësh kanë pushtuar qarkun e Sarandës, ndërsa sipas meterologëve situata pritet të përkeqësohet në vazhdim.

Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike./Dosja.al 

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll