Aktualitet

Mori 131 mijë euro rryshfet për një tender, GJKKO lë në burg ish-drejtuesen e OSHEE-së

Ferraj akuzohet për favorizimin e një kompanie italianë në një tender në vitin 2016, duke marrë 31 mijë euro ryshfet.

11 Dhjetor 2022, 11:12 Nga A.B
Mori 131 mijë euro rryshfet për një tender, GJKKO lë në
Albana Ferraj

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur arrest me burg për ish-drejtoreshën në OSHE, Albana Ferraj. Kjo e fundit u arrestua pak ditë më parë, ndërsa ishte shpallur në kërkim për korrupsion dhe ryshfet në vlerën 131 mijë euro. Albana Ferraj akuzohet për favorizimin e një kompanie italianë në një tender në vitin 2016, duke marrë 31 mijë euro ryshfet.

Vendimi i GJKKO-së:

Gjykata u tërhoq në Dhomën e Këshillimit dhe si u kthye, në bazë dhe për zbatim të nenit 112, 248 dhe 260 të Kodit të Procedurës Penale:

VENDOSI:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj të pandehurës Albana Spiro Ferraj me vendimin Nr. 103, datë 18.10.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall sot në Tiranë, më datë 11.12.2022

albana ferraj

Sondazh

Poll