Priten përkeqësime/ Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, rritet niveli i ujit (VIDEO)
Vjosë VLORË- Moti i keq dhe reshjet e denura të shiut që kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme dhe anë vijuar...
Gjykata ka caktuar masa sigurie për 15 shtetas, nga të cilët 9 shtetas italianë dhe 6 shtetas shqiptarë.
TIRANË- Operacioni i koduar “Transferta” ka zbuluar një skemë mashtrimi përmes call center. Pas hetimeve 3-mujore është zbuluar se skema bëhej përmes një personi i cili kryente mashtrimin e qytetarëve të BE-së, nëpërmjet 15 subjekteve call center, për të bërë transferta parash drejt Shqipërisë, me vlerë totale rreth 5 milionë euro. Gjykata ka caktuar masa sigurie për 15 shtetas, nga të cilët 9 shtetas italianë dhe 6 shtetas shqiptarë.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës për ekzekutimin e masave të sigurisë, si rezultat i verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të DVP Tiranë, ka rezultuar se 9 shtetasit italianë dhe 1 shtetas shqiptar, nuk ndodhen në Shqipëri. Ndërkohë, nga kontrollet e kryera në banesat e shtetasve shqiptarë, ndaj të cilëve Gjykata e Tiranës ka caktuar masa sigurie, shërbimet e Policisë kapën dhe ndaluan shtetasin A. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale që kryhen nëpërmjet call center-ave, me qëllim përfitimin. Operacioni policor i koduar “Transferta”, si rezultat i një hetimi tremujor, me metoda speciale, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Mashtronin qytetarët e BE-së, nëpërmjet 15 subjekteve call center, për të bërë transferta parash drejt Shqipërisë, me vlerë totale rreth 5 milionë euro, Gjykata cakton masa sigurie për 15 shtetas, nga të cilët 9 shtetas italianë dhe 6 shtetas shqiptarë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale të kryera nëpërmjet subjekteve call center, mbështetur nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Bazuar në provat e siguruara nga hetimi tremujor, me metoda speciale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg“, për 15 shtetas, nga të cilët 9 shtetas italianë dhe 6 shtetas shqiptarë.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës për ekzekutimin e masave të sigurisë, si rezultat i verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të DVP Tiranë, ka rezultuar se 9 shtetasit italianë dhe 1 shtetas shqiptar, nuk ndodhen në Shqipëri. Ndërkohë, nga kontrollet e kryera në banesat e shtetasve shqiptarë, ndaj të cilëve Gjykata e Tiranës ka caktuar masa sigurie, shërbimet e Policisë kapën dhe ndaluan shtetasin A. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e 4 shtetasve të tjerë shqiptarë, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Gjithashtu, po bashkëpunohet edhe me homologët italianë, për kapjen e 9 shtetasve italianë dhe të një shtetasi shqiptar, autorë të dyshuar për këtë veprimtari kriminale, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” Me qëllim ruajtjen e konfidencialitetit të hetimit, nuk mund të bëjmë të ditura gjeneralitetet e shtetasve ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie.
Operacioni policor “Transferta”, vijon.
Vjosë VLORË- Moti i keq dhe reshjet e denura të shiut që kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme dhe anë vijuar...
Pezullohet lundrimi në Sarandë SARANDË- Lundrimi detar është pezulluar edhe në bregdetin e Sarandës. Mësohet s...
Emisioni TIRANË- Bashkëpunimi i "Piranjat" show me "Le Iene" këtë radhë ka të bëjë me gjetjen e një skuteri t&...
Banorët e Bërxullës TIRANË- Banorët e fshatit Bërxullë, pronat e së cilëve preken nga autostrada Thumanë-...
Arrestime, Rinas TIRANË- Erdonit Hasanramaj, Luis Idrizaj, Petrit Avdimetaj, nga Kosova janë vënë sot në pranga nga policia në...
Perroi SHKODËR- Një situatë e paqëndrueshme paraqitet gjatë orëve të fundit në Shkodër për shkak të ...
Krujë KRUJË- Aksi rrugor Burrel -Milot është bllokuar nga inertet dhe gurët si pasojë e reshjeve të dendura të...
Albana Ferraj TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur arrest me b...
Vilat Gjermane TIRANË- Prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë reshjet e dendura të shiut kanë pësuar një sër...
Kukës KUKËS- Moti i keq i shoqëruar sot nga reshje të dendura shiu dhe stuhi kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun Kukë...