Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e PD për ‘investimet strategjike', Gazment Bardhi: Akt i paprecedentë, lajthitje për llogari të oligarkëve!
Gazment Bardhi thotë se Gjykata Kushtetuese ndryshoi objektin e kërkesës së deputetëve të PD. Madje ngre edhe dyshime për ndërhyrje nga jashtë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideron lajthitje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar kërkesën e demokratëve për të shpallur 'anti kushtetues' vendimin e Kuvendit për të mos ngritur Komisionin Hetimor të Investimeve Strategjike. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se Gjykata Kushtetuese ndryshoi objektin e kërkesës së deputetëve të PD. Madje ngre edhe dyshime për ndërhyrje nga jashtë.
"Guximi i Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar objektin e kërkesës së 1/5 së deputetëve mund të shpjegohet vetëm me errësimin e syve nga oligarkët e investimeve strategjike. Është akt i paprecedent vendimi i sotëm i GJK që nuk shprehet për kërkesën e paraqitur, por supozon për ekzistencën e një kërkese që nuk është paraqitur.
Në GJK nuk është paraqitur asnjë kërkesë për zgjidhje të mosmarrëveshjes së kompetencave mes pakicës dhe shumicës. 1/5 e deputetëve kanë të drejtë të kërkojnë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe kanë paraqitur këtë kërkesë. Të ndryshosh objektin e kërkesës dhe të shprehesh për një kërkesë që nuk është paraqitur është lajthitje. Kush i detyrojë anëtarët e GJK të lajthisin për llogari të oligarkëve?!,"- shkruan Gazment Bardhi.
Por në mbledhjen e datës 28 tetor, Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos e pranojë kërkesën e PD-së për shqyrtim në seancë plenare, me argumentin se nuk plotëson kriteret formale, pasi kishte më pak firma deputetësh se ¼ e Kuvendit, një numër i domosdoshëm për të shqyrtuar një “mosmarrëveshje kompetencash”.
Sondazh
“Me Presidentin e sapozgjedhur të Internacionales Socialiste”, Rama poston foto me Pedro Sanchez
Edi Rama dhe Pedro Sanchez MADRID- Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez është zgjedhur President i Internacionales Socialiste. Lajmin e ka b...
Shqipëri – Kosovë, të dielën do mblidhen 2 parlamentet
Foto ilustruese TIRANË- Pas 8 mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, festat e n&e...
“Prindi 1 dhe Prindi 2”, PD thirrje prindërve e mësuesëve: Denonconi! Të mos cenohen vlerat themelore të familjes
Bislim Ahmetaj TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për shfaqjen e filmit vizatimor “Strange World”, ku personazhet kryesorë ja...
Protesta e 6 dhjetorit/ Gjiknuri: I bën turp vendit! Mazhoranca nuk ka marrë asnjë masë për ta penguar
Damian Gjiknuri ELBASAN- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri tha se protesta e thirrur nga Partia Demokratike m&eu...
Ambasadorja Hohmann tregon pse BE anuloi grantin 28 mln euro për Portin e Durrësit: Kur ka ndryshime kushtesh, tërhiqemi
Hohmann TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka folur në lidhje me anulimin e granteve të...
Balla në dosjen e Çapjave? Gjiknuri: Pyesni vetë personin konkret
Damian Gjiknuri ELBASAN- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri nuk ka preferuar të japë një koment n&...
'Bashkëpunëtor i Ramës'/ Akuzat e Berishës, Kapllanaj: S’i beson as vetë ato që thotë
Agron Kapllanaj TIRANË- Agron Kapllanaj iu është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha se është bashk&e...
Pyetjet pa përgjigje! Marrëveshja për Portin e Durrësit mbetet një çështje "sekrete"
Foto ilustruese TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me 74 vota pro marrëveshjes për Portin e Durrësit, në një seanc...
PRIMARET/ Servet Duzha prezanton kandidaturën për Bashkinë e Cërrikut: Qëllimi im i vetëm është të rikthej vëmendjen te qyteti im
Servet Duzha CËRRIK- Servet Duzha ka prezantuar kandidaturën për të marrë pjesë në procesin e primareve në Bashkin&...
PRIMARET/ Albert Mëlyshi prezanton kandidaturën për Bashkinë Mirditë: Mirditorët do të kenë në shërbim të tyre institucionet lokale
Albert Mëlyshi MIRDITË- Albert Mëlyshi ka prezantuar kandidatirën e tij për të marrë pjesë në procesin e prima...
