Politike

Porti i Durrësit/ Rama ndan artikullin e vitit 2019: Alabbar do ndërtojë “Manhatanin e Zagrebit” (Historia)

Krahas shkrimit, Rama shkruan se “Eagle Hills” është mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, me një investim sa një e katërta e Portit të Durrësit dhe se konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat.

17 Nëntor 2022, 21:40 Nga I.A
Porti i Durrësit/ Rama ndan artikullin e vitit 2019: Alabbar do
Edi Rama, Muhammed El Alabbar dhe Porti i Durresit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish akuzave të Opozitës në lidhje me projektin e Portit të Durrësit që i është dorëzuar investitorit nga Dubai, Muhammed El Alabbar. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një artikull të BIRN, të shkruar në vitin 2019, që tregon se kompania 'Eagle Hills' kishte marrë në dorë projektin “Manhatanin e Zagrebit”, në Kroaci. Krahas shkrimit, Rama shkruan se “Eagle Hills” është mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, me një investim sa një e katërta e Portit të Durrësit dhe se konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat.

Postimi i Plotë:

“Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat.

Por çfarë ndodhi në Zagreb?

Pasi kryetari i Bashkisë së Zagrebit Milan Bandiç njoftoi synimin e tij për të ndërtuar një “Qytet në qytet”, duke e krahasuar atë me Manhatanin, vëmendja në Kroaci u fokusua se cila kompani do të marrë përsipër këtë projekt. Dhe për këtë projekt 500 milion eurosh, u hap gara, ku morën pjesë 3 kompani. Nga këto kompani dy plotësonin kushtet, të cilat ishin Bouygues Batiment International si dhe Eagle Hills. Por kjo nuk është e gjitha, pasi projekti në kryeqytetin e Kroacisë nuk u ndërtua, pas i kundërshtua nga qytetarët. në momentin që u bë publik plani, qytetarët e Zagrebit dolën në protesta të shumta pasi nuk ishin pyetur në lidhje me ndërtimin. Kjo bëri që të shpërthenin protesta të mëdha dhe që përfundimisht projekti të anulohet.

Plani i kryebashkiakut Bandiç për t'i dhënë një kompanie private më shumë se një milion metra katror tokë të vlefshme të qytetit brenda Qendrës së Panairit të Zagrebit dhe hipodromit aty pranë ka dështuar përfundimisht në Tetor të vitit 2020. Katër shoqatat, Veprimi i Gjelbër, shoqata qytetare Siget, Zagrebi po ju thërret, dhe E drejta në qytet thanë se kjo ishte një fitore përfundimtare e të gjithë qytetarëve, shoqatave qytetare dhe profesionale, gazetarëve dhe “opozitës së vërtetë” në Kuvendin e Qytetit të Zagrebit.

edi rama porti i durresit muhammed el alabbar

Sondazh

Poll