Politike

Abetarja me vete! Salianji: Ardi Veliu, një analfabet që s'di shkrim e këndim, do t'ja dhuroj unë... Naço: Depresioni yt na shqetëson

Salianji e quajti Ardi Veliun një person që nuk kalon dot as testin për zotërimin e gjuhës amtare

11 Nëntor 2022, 10:58 Nga f.g

Abetarja me vete! Salianji: Ardi Veliu, një analfabet që s'di
Ervin Salianji me abetare

TIRANE- Debate në Komisionin për Sigurinë Kombëtare mes kryetarit të Komisionit, Nasip Naço dhe deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Salianji u ndal te procesi i Vettingut në polici që sipas tij ka dështuar pasi i është lënë në dorë një personi të pashkolluar. Salianji e quajti Ardi Veliun një person që nuk kalondot as testin për shkrim dhe këndim. Për ta ccuar më tej debatin, ai nxorri edhe një abetare mbi tavolinë, të cilën tha se do t'ja dhuronte ish-kryepolicit, tashmë drejtor i AMP. 

Pjesë nga debati:

Ervin Salianji: Kontrolli i policëve i lihet një polici i cili fyen çdo punonjës, dhe si akt të parë që duhet të bëjmë, duhet ta ndikojmë të kalojë Vettingun vetë dhe të kalojë klasën, dhe do u jap përfaqësuesve të ministrisë një abetare që të mësojë shkrim e dhe lexim, këtij Veliut, dhe nëse kalon testin hajde të diskutojmë. Se nuk kalojmë dot ligjin që i jep një analfabeti që të kalojë nën veting punonjësit e policisë së shtetit. Abetaren po e jap si kontribut që të mësojë shkrim edhe këndim, se ky fyen çdo njeri. Pse shqetësoheni ju? Ore duhet të shqetësoni nga krimi jo nga librat. Të gjitha këto struktura kriminale i bashkon. Pse bëni zhurmuesin, nuk e mbroni dot se është analfabet. Mos u merr me Ramën, mos u merr me këtë, me kë të merrem. Është e turpshme, është pocaqi, është poshtërsi që vendosni një analfabet politik, i cili në krye të policisë së shtetit.

Nasip Naço: Depresioni juaj na shqetëson

Ervin Salianji: Po jo mo jo se nuk jemi ne fare në depresion

Nasip Naço: Ky është depresion, jeni të dëshpëruar

Ervin Salianji: Na lini ta vlerësojnë qytetarët

Nasip Naço: Nuk ua zgjidhim dot problemet e brendshme

Ervin Salianji: Në vend të largoni njerëzit që janë të përfshirë… (i fiket mikrofoni)./Dosja.al

ervin salianji nasip naco ardi veliu vettingu ne polici komisioni i sigurise 11 nentor 2022

Sondazh

Poll