Politike

Protesta e opozitës/ Studentët konfirmojnë pjesëmarrjen, nisin thirrjet në rrjetet sociale

Studentët për reth dy muaj i kanë kërkuar qeverisë një mbështetje ekonomike me 100 euro për të përballuar kostot e larta të jetëses dhe çmimet e rritura. Ata organizuan dhe një peticion me rreth 5000 firma të dorëzuara në Kryeministri por përgjigjia ishte negative. Kjo mesa duket i ka shtyre studentët që të bashkohen me protestën e opozitës kundër qeverisë. 

11 Nëntor 2022, 10:03 Nga e.k
Protesta e opozitës/ Studentët konfirmojnë pjesëmarrjen,
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dhe opozita e bashkuar kanë thërritur ditën e nesërme një protestë kombëtare para Kryeministrisë që pritet të nisë në orën 16:00. Katergoritë që do të marrin pjesë në protestën e opozitës janë të shumta. Pedagogë e studentë pritet t'i bashkohen protestës së opozitës.

Të rinjtë kanë nisur nga puna dhe kanë nisur thirrjet në rrjetet sociale si metoda më e mirë për shpërndarjen e lajmit. Ata u kanë bërë thirrje miqve dhe shumë të tjerëve si ta për tu bashkuar në protestën të thirrur nga opozita, e cila dihet se kur nis por se kur mbaron kreu i demokratëve nuk ka dhënë detaje. 

Studentët për reth dy muaj i kanë kërkuar qeverisë një mbështetje ekonomike me 100 euro për të përballuar kostot e larta të jetëses dhe çmimet e rritura. Ata organizuan dhe një peticion me rreth 5000 firma të dorëzuara në Kryeministri por përgjigjia ishte negative. Kjo mesa duket i ka shtyre studentët që të bashkohen me protestën e opozitës kundër qeverisë. 

partia demokratike protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll