Politike

"Po na pushtojnë"/ Rama për Sky News: Pres falje nga qeveria britanike

Në një intervistë për median britanike, Sky News Rama tha se qëllimi i Braverman me deklarata të tilla është që të sigurojë sa më shumë vota. 

11 Nëntor 2022, 10:32 Nga a.l
"Po na pushtojnë"/ Rama për Sky News: Pres falje nga qeveria
foto ilusttruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se është duke pritur faljen e qeverisë britanike pas deklaratave të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman që ngriti shqetësimin se emigrantët po pushtojnë Britaninë e Madhe. Në një intervistë për median britanike, Sky Neës Rama tha se qëllimi i Braverman është që të sigurojë sa më shumë vota me deklarata të tilla. Ndërsa theksoi se pasojat do të jenë shkatërruese për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar dhe vetë Britaninë. 

“Nuk kam dëgjuar kurrë një falje, gjë që më bën të mendoj se në vend të shprehjes së ekzagjeruar të zhgënjimit, ky ishte një sulm i llogaritur. Dhe kjo është gjëja më shqetësuese. Kur kërkon falje, është në rregull – ndodhi. Kur nuk e bën, dhe kur e shmang, atëherë do të thotë se dëshiron diçka nga ajo që thuhet.  Pra, do të thotë se ka një llogaritje pas saj, do të thotë që vërtet po flet me një numër të caktuar votuesish që duan të dëgjojnë këtë.  Dhe ju po i ushqeni me këtë sepse keni nevojë për votat e tyre. Por pasojat e kësaj mund të jenë shkatërruese për njerëzit, për njerëzit tanë në Britani dhe për vetë Britaninë.”- tha Rama.

Prej kohësh, mediat britikanike dhe jo vetëm kanë vendosur në shënjestër shqiptarët që shkojnë me gomone në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil. Madje për disa kohë u konsiderua dhe ndërtimi i një kampi në Ruanda të Afrikës, ku do të çoheshin të gjithë ata që do të hynin ilegalisht në Angli. Tema e emigrantëve është përdorur gjërësisht në politikën britanike, ku shqiptarët konsiderohen si persona që shkojnë në Angli për të punuar në krimin e organizuar si "fermerë" në shtëpitë e barit.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, bëri një sulm të hapur ndaj zonjës Braverman, duke i bërë thirrje asaj të ndalojë 'diskriminimin' ndaj shqiptarëve për të 'arsyetuar dështimet e politikave'. Duke shkruar në Tëitter, Rama bëri thirrje për 'respekt të ndërsjellë' teksa goditi 'retorikën e çmendur' për dështimin e politikave që ka zgjedhur qeveria britanike. Rama argumentoi se 70% e 140,000 shqiptarëve që janë shpërngulur në MB jetonin në Itali dhe Greqi dhe ata 'punojnë shumë dhe paguajnë taksa./ Dosja.al

 

edi rama sky news

Sondazh

Poll