Politike

Grida Duma la mandatin e deputetes, Monika Kryemadhi: E bullizuan, por edhe çështje lekësh është. Me çfarë do e rrisë djalin?

Deputetja e Partisë së Lirisë argumentoi se Duma u largua nga partia për një jetë më të mirë duke qenë se me rrogën e opozitares nuk mbulonte dot shpenzimet e saj në jetën e përditshme.

10 Nëntor 2022, 22:31 Nga k.m.
Grida Duma la mandatin e deputetes, Monika Kryemadhi: E bullizuan, por edhe
Monika Kryemadhi

TIRANË- Largimi i Grida Dumës nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ngaPartia Demokratike për Monika Kryemadhin nuk është humbje. E ftuar në Euronews Albania, deputetja e Partisë së Lirisë argumentoi se Duma u largua nga partia për një jetë më të mirë duke qenë se me rrogën e opozitares nuk mbulonte dot shpenzimet e saj në jetën e përditshme.

"Njerëzit mendojnë se deputetët e opozitës po hanë atje, por rroga është sa një përgjegjës zyre i Postës. Dhe është 1.1 milionë të vjetra. Cili është misioni? është çështje parash ajo. Me çfarë do paguajë Grida Duma, me çfarë do rrisi djalin, me ç'do paguajë dritat, me çfarë do mbajë makinën. Nuk i llogarisni asnjëherë. Sa i paguan të tjerët Veliaj nën xhep, kush ua paguan dritat dhe makinat? Iku për një jetë më të mirë. I bënë të gjithë CV Grida Dumës në televizor. Grida Duma mund të ketë problemet e veta, por për një grua të bullizuar nuk ka pse rri më në një parlament që nuk ta jep fjalën njeri. Ai nuk të jep të drejtën e fjalës,"- tha Monika Kryemadhi.

monika kryemadhi grida duma jep doreheqjen nga pd

Sondazh

Poll