Politike

Protesta e 12 nëntorit, Paloka: Mjaft u revoltuat në FB, dilni shesheve nesër

Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se ka ardhur ko0ha që qytetarët të mos ankohen e revoltohen më kafeve dhe në Facebook, por të dalin shesheve nesër.  

11 Nëntor 2022, 09:43 Nga I.A
Protesta e 12 nëntorit, Paloka: Mjaft u revoltuat në FB, dilni
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti demokrat Edi Paloka u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë ditën e nesërme. Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se ka ardhur ko0ha që qytetarët të mos ankohen e revoltohen më kafeve dhe në Facebook, por të dalin shesheve nesër.  

Postimi i Plotë:

Dil neser e protesto ! Mjaft u ankove kafeneve! Mjaft “u revoltove” ne fb! Protesto perpara se te mendosh te largohesh. Ky eshte vendi yne dhe ketu do rrisim femijet tane. Nuk ka nevoje te protestosh per politikanet. Protesto per vete e per femijet e tu! Protesto per vjedhjen, dhunimin e poshtrimin qe kjo qeveri te ben cdo dite! Protesto kunder padrejtesive e arrogances ! Protesto kunder nje qeverie e nje kryeministri qe jo vetem te vjedh per luksin e tij personal, po pasi te vjedh e te dhunon edhe tallet e kerkon te te poshtroje ! Protesto perpara se te te vijne tek dera per te te shembur shtepine apo biznesin; perpara se te biesh viktime e krimit apo e policise se krimit ; perpara se femijet e tu te mbetur pa shkolle e pa pune te marrin rruget e emigrimit … Protesto ne se nuk do qe te trajtohesh si skllav nga qenie pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, bedele te pafytyre qe qendrojne ne krye te shtetit me voten qe ta kane vjedhur ose blere per nje cope buke e tani kerkojne te te marrin gjithshka te ka mbetur! Protesto neser me 12 nentor, ora 16.00. Protesto

edi paloka protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll