Politike

'Ja ç'pa në Presidencë'/ Kryemadhi: Dosjen e Metës e ka bërë Veliaj. Ne do dilnim nga politika, sekretet që ai pa na ndërruan mendjen

Ish-kryetarja e LSI tha se ishin disa sekrete që Ilir Meta nga pozicioni i presidentit kishte parë, ato që ua kishin kthyer mendjen.

10 Nëntor 2022, 21:59 Nga k.m.
'Ja ç'pa në Presidencë'/ Kryemadhi: Dosjen e
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Ilir Meta kishin menduar të tërhiqeshin nga politika. E ftuar në emisionin "Euronews", ish-kryetarja e LSI tha se ishin disa sekrete që Ilir Meta nga pozicioni i presidentit kishte parë, ato që ua kishin kthyer mendjen.

"Dosjen e Metës e ka bërë Veliaj se kujtonte se do kandidonte Ilir Meta për kryetar Bashkie. Ai vajti sot dhe gënjeu Papën. Kam bërë ceremoni i thotë në 2014 si kryetar Bashkie. Që atëherë ka qenë Lul Basha që nuk e duam unë me Flamurin. Ja ta vendos tani dëgjoje. Tek Papa, ai gënjen pa pikë turpi. Kur shkon para Papës, edhe po gënjeu prifti duhet që të thuash jo imzot... Kaq mashtruesa janë këta sa gënjejnë para Papës. Ilir Meta mendoj se ka parë shumë gjëra të forta si president. Unë nuk e di se nuk e kam kompetencën. Kishim misiojn për të dalë nga politika për një elitë të re politike, por nuk është gati ende. Sot duhen 300 mijë euro. Unë i gjej, thërras 3000 njerëz dhe u kërkoj nga 100 euro. Si mundet një studente që të përballet me paratë e drogës dhe bandat? Ilir Meta pa që furnizimi i krimit të organizuar vinte nga shitja e onturazhit të shtetit shqiptar,"-tha Monika Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll