Politike

Rama konfirmon rritjen e çmimit të energjisë elektrike: Ka shkuar 44 lekë, tani e mora vesh

Rama deklaroi se Shqipëria do ta mbajë inflacionin më të ulët se vendet e tjera të Rajonit.

28 Tetor 2022, 11:39 Nga A.B
Rama konfirmon rritjen e çmimit të energjisë elektrike: Ka
Edi Rama

BULQIZË- Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e marrë pak minuta më parë nga ERE, për energjinë elektrike. Ai u shpreh se sa mësoi vendimin e marrë, i cili dërgon çmimin nga 42 lekë në 44. Po ashtu, Rama shtoi se Qeveria do të mundohet që të mbajë inflacionin më të ulët se vendet e tjera. 

'Ne kemi vendosur një mburojë financiare që diferencën e paguan shteti, cmimi rritet nuk ulet. Pashë sot që ERE kishte nxjerrë një çmim tjetër, 44 lekë nga 42. Prapë është rritur, i miksuar, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke ditur se është gjëja e duhur, se ne bëjmë dhe tjetrën, mbajmë inflacionin më ulët se vendet e tjera të rajonit, pavarësisht se çmimet janë rritur, por mund ta zbusim. '- tha Rama.

Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar sot përmes një deklarate për mediat se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW.

edi rama rama ne bulqize

Sondazh

Poll