Politike

Nafta dhe bletët/ Fermerët parashtrojnë kërkesat e tyre në Bulqizë, Krifca: Do t'i shohim këto raste

Përgjigjet ua dha ministrja Frida Krifca e cila u shpreh se do të merren të gjitha parasysh.

28 Tetor 2022, 10:06 Nga A.B
Nafta dhe bletët/ Fermerët parashtrojnë kërkesat e tyre
Fermeri

BULQIZË- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Bulqizë. Ai është takuar me fermerët, të cilët kishin shqetësime nga më të ndryshmet. Përgjigjet ua dha ministrja Frida Krifca e cila u shpreh se do të merren të gjitha parasysh.

Fermeri: Unë të njoh mirë se ti mban fjalë, jemi takuar para 15 vitesh, unë jam Xhavit, të kam kap tek lulishtja, kam 1 pyetje. Unë e kam blerë tokën copa copa, kadastër nuk kishte, kam nevojë për naftë Unë jam fermer që kontribuoj, jo vetëm këto por dhe unë. është gjithë kjo tokë, jemi njerëz punëtorë, me vu dorë pak ti te kryetari i Bashkisë, se ti je kryetari i shpis, po nuk pati gjë në arkë, nuk bëhet gjë. Tokën nuk e mbaj dot, se nuk dal me fitim, të lumshin këmbët.

Krifca: Do ta shohim rastin tuaj por skema e naftës ka një partner. Kur ne nuk kemi bërë verifikime në kadastër, njësia administrative jep një vërtetim, zyra jonë do ta shohë rastin tuaj dhe do punojë konkretisht.

Fermeri tjetër: Mirësevini në zonën tonë, jam Arjan Zoga nga Valikardha, kryetari i shoqatës së rrethit. Të themi të drejtën ne kemi punuar mirë me bletët. Keni bërë disa kanalizime që na keni sjellë ujë sepse bleta po nuk pati ujë, nuk punojmë dot. Na keni dhënë fjalën për të bërë ligjin e bletëve.

Krifca: Më vjen shumë mirë që ma ngritë këtë pyetje. Kemi filluar nga puna, ju të shoqatës së atdhetarëve keni qenë pjesë e grupit të punës, ligjin e kemi mbyllur, brenda vitit urojmë ta çojmë në Komisionin Parlamentar. Rregullon, formalizon, u jep të drejta bletarëve, etj.

edi rama rama ne bulqize

Sondazh

Poll