Politike

Zv.këshilltari i Lartë për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë: Mbështetje e menjëhershme për Shqipërinë për sulmet kibernetike

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, shkruhet se Finer gjatë takimit ka përcjellë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të forcuar sigurinë kibernetike të Shqipërisë përballë sulmeve kibernetike të përsëritura nga Irani.

28 Tetor 2022, 10:36 Nga e.k
Zv.këshilltari i Lartë për Sigurinë në
Shtëpia e Bardhë

SHBA- Zëvendës Këshilltari i Lartë për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë Jon Finer shprehet se SHBA-të do të mbështesin Shqipërinë në mbrojtjen kibernetike pas sulmeve të hakerave iranianë. Në takimin që pati me ministren e Jashtme Olta Xhaçka ai u shpreh mirënjohës ndaj vendin tonë në lidhje me pritjen e qytetarëve afganëve që ikin nga lufta pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, shkruhet se Finer gjatë takimit ka përcjellë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të forcuar sigurinë kibernetike të Shqipërisë përballë sulmeve kibernetike të përsëritura nga Irani.

“Finer ripohoi mbështetjen e menjëhershme, domethënëse dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar sigurinë e saj kibernetike përballë sulmeve kibernetike të përsëritura, shkatërruese nga Irani. Ai shprehu vlerësimin e SHBA-së për bashkëpunimin tonë të fortë në çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale. Ai theksoi punën tonë së bashku si aleatë të NATO-s dhe vlerësoi lidershipin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, veçanërisht si mbajtëse me Shtetet e Bashkuara për rezolutat që lidhen me pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. Gjithashtu, Finer falënderoi popullin shqiptar për bujarinë e tij në pritjen e përkohshme të atyre që janë larguar nga Afganistani”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Sulmet nga hakerat kanë nisur prej muajsh. Më 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Por gjatë kësaj kohe, hakerat kanë nxjerrë të dhëna të tjera, lidhur me sistemin MEMEX apo dhe të TIMS, por asnjëherë nuk janë pranuar nga qeveria si sistemet zyrtare ku ruhen të dhënat e Policisë së Shtetit. 

shtepia e bardhe jon finer

Sondazh

Poll