Politike

FOTO/ Gazment Bardhi shkon në SPAK: Pritshmëritë tona s'janë përmbushur ende

Bardhi do të pyetet nën cilësinë e personit që ka bërë kallëzimin për këtë çështje.

28 Tetor 2022, 10:00 Nga F.M
FOTO/ Gazment Bardhi shkon në SPAK: Pritshmëritë tona
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka shkuar këtë paraditë në zyrën e Prokurorëve të Posaçëm. Mësohet se Bardhi është nga Prokuroria e Përgjithshmë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, nën cilësinë e personit që ka bërë kallëzimin për këtë çështje. Vetë Bardhi, në një prononim për mediat pas marrjes në pyetje në SPAK, tha se prokurorët nuk i kanë përmbushur ende pritshmëritë e tyre. Ai shtoi se nuk ka vënë re asnjë përparim në hetime.

FOTO/ Gazment Bardhi shkon në SPAK: Pritshmëritë tona

Pjesë nga prononcimi:

Gazment Bardhi: Në vitin 2020, Partia Demokratike ka denoncuar aferën për tre incineratorët, sot isha si kallëzues për inceneratorin e Elbasanin. Kam konfimuar kallëzimin e bërë, gjej rastin të inkurajoj SPAK-un për të çuar para drejtësisë të gjithë përgjegjësit. Nuk kam dijeni për Tiranën, nuk ka asnjë zhvillim për këtë çështje. I kemi dhënë besim SPAK-ut, do të duhet të na e kthejë mbrapsht besimin. Qytetarët preson drejtësi për çdo denoncim. Është procedurë normale.

Ju keni denoncuar zyrtarë të lartë, cilët janë emrat?

Gazment Bardhi: Kam kërkuar të merren materialet hetimor të Komisionit Parlamentar. Kërkova që materialet e dala nga Komisioni të jenë pjesë e dosjes hetimore. Emrat janë bërë publike, nga kryeministri Edi Rama dhe deri tek i fundit që është marrë në pyetje. Sa kohë personat përgjegjës nuk janë vënë para drejtësisë, sigurisht që nuk janë përmbushur pritshmëritë tona.

Një koment për marrëveshjen e djeshme?

Gazment Bardhi: Nuk kam asnjë koment. Nuk e di pse e lidh me SPAK-un. Nuk e kuptova pyetjen.

Një ditë më parë, SPAK thirri ish-kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Kryemadhi u mor në pyetje për dy orë për të njëjtën çështje. 

gazment bardhi gazment barshi ne spak

Sondazh

Poll