Aktualitet

'Djalit iu dërgua një letër para 10 vitesh'/ Nëna e Learit: Ai më tha duhet të iki, policinë e ka pasur fobi

Lear Kurti kishte frikë nga policia. Kështu pohoi nëna e tij, në një intervistë.

23 Tetor 2022, 13:47 Nga A.B
'Djalit iu dërgua një letër para 10 vitesh'/ Nëna
Lear Kurti

TIRANË- Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala ka folur për vdekjen e djalit të saj. E përlotur, ajo ka treguar se 10 vite më parë, djalit të saj iu dërgua një letër për gjyq, për një çështje që është shpallur i pafajshëm. Ajo ka treguar se në momentin që djali i saj mori letrën në dorë, kërkoi që të largohej ngfa vendi pasi kishte frikë se do ta dënonin. Po ashtu, Mustafa, tha se Leari e kishte shumë fobi policinë, pasi e ndalonin shumë shpesh për kontrolle.

'Iu dërgua një letër që do paraqitej në gjyq, më tha ma duhet të iki jashtë se këta do më kalbin brenda, ai u bë i frikësuar. Unë i thashë mos ki frikë, mos e mbaj mendjen, ne e kemi marrë dhe avokatin, më tha si të rri këtu, policinë e ka pasur shumë fobi, sa herë që dilte me shoqen e tij, policia e kapte. Por ishte i pastër. Këtë rast, ai njeri a ka vrapu nuk e di por vetëm i dhunuar. Unë kërkoj që çdo të ri që ta kapin në rrugë, e kam parë dhe me sytë e mi, këto policat nuk e di a janë të shkolluar, por që i tmerrojnë të rinjtë, ndaj ikin. Nuk ka siguri këtu, ndaj të rinjtë janë të tmerruar. Sidomos në lagjen tonë, ai më thoshte po më erdhi e keqja nga këto do më vijnë. 

Ai më thoshte nuk më pëlqen kjo botë, ishte fëmijë i përgatitur për jetën, dinte 4 gjuhë, ishte fëmijë i gjithë lagjes, të gjithë e donin. Fëmijët janë të pafajshëm, policat kanë një farë, që duhet të paraqiten në polici me 15 dorëzime, ndërkohë kapin dhe të pafajshëm. Atyre iu është caktuar një detyrë, çunat janë shumë të mirë por të tmerruar dhe nuk kanë siguri këtu. '- tha nëna e të riut. 

32-vjeçari u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

lear kurti fatmira mustafa

Sondazh

Poll