Politike

Ambasadori çek: Ne e mbështesim rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Po ashtu ai theksoi se procesi do të jetë i gjatë dhe i komplikuar, por sipas tij të gjitha vendet e BE po i mbështesin.

20 Tetor 2022, 10:38 Nga I.A
Ambasadori çek: Ne e mbështesim rrugën e Shqipërisë
Karel Urban

TIRANË- Ambasadori i Çekisë në Shqipëri, Karel Urban ka folur para Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë fjaës së tij, Urban theksoi se Çekia është e gatshme që të mbështesë Shqipërinë drejt rrugës së anëtarësimit në BE. Po ashtu ai theksoi se procesi do të jetë i gjatë dhe i komplikuar, por sipas tij të gjitha vendet e BE po i mbështesin.

“Republika e Çekisë mbështet procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Procesi mund të jetë i komplikuar gjatë rrugës por të gjithë vendet e BE-së ju mbështesin. Jemi të përgatitur për t’ju ndihmuar dhe për ta bërë rrugëtimin tuaj më të lehtë”-tha Urban ndër të tjera.

karel urban seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll