Politike

FOTO- Berisha kërkon 1 minutë heshtje për vdekjen e Lear Kurtit, kreu i PD: E vranë banditët e Qeverisë

Berisha deklaroi se i riu është vrarë nga banditët e qeverisë.

20 Tetor 2022, 10:45 Nga A.B
FOTO- Berisha kërkon 1 minutë heshtje për vdekjen e Lear Kurtit,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të mbante 1 minutë heshtje për vdekjen e Lear Kurtit. Ai u ngrit dhe u nis drejt podiumit edhe pse nuk iu dha fjala. 

Berisha deklaroi se i riu është vrarë nga banditët e qeverisë. Kreut të PD-së nuk iu dha fjala dhe nuk iu miratua kërkesa, ndaj u largua nga salla duke zgjedhur të flasë për mediat jashtë Kuvendit. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate. Lear Kurti u ndalua nga patrulla e policisë në komisariatin nr.3, pranë "Don Boskos". Kurti u shoqërua për në polici dhe në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital. Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur.

sali berisha seance plenare 20 tetor 2022 vdes lear kurti

Sondazh

Poll